orhan ibrahimi vertete i besoni regjistrimit te bdi se se shqiptaret jane vetem 29 68625f9815bba

Orhan Ibrahimi: Vërtetë i besoni regjistrimit të BDI-së, se shqiptarët janë vetëm 29%?

June 30, 2025
min lexim

Shkup, 30 qershor – Vërtet i besoni Musave, Bujarëve, Azizave, Rizvanëve, Artanëve e të tjerëve të këtij lloji?!
Vërtet mendoni se shqiptarët janë 29% dhe se qenka arritje epokale e BDI-së regjistrimi i vitit 2021?!

Një mend e keni se ne shqiptarët në këtë territor jemi vetëm 29%?

Regjistrimi i vitit 2021 është farsë, është mashtrim i madh, është fytyra e vërtetë e BDI-së si organizatë parapolitike. Aty janë të ngërthyera elaboratet dhe projektet më famëkeqe sllave, të hartuara para dy shekujsh, të trashëguara dhe të përpunuara edhe sot, pa ndryshuar as synimin, as esencën, as pikë e presje.

Për ta kthjelluar mendjen kolektive të shqiptarëve dhe për ta kuptuar këtë soj e sorollop manipuluesish e që bartin në esencë idetë më morbide antishqiptare, ja vetëm tre fakte të vogla që tregojnë një realitet krejt ndryshe nga ai që paraqitet:

1. Nataliteti i shqiptarëve në këtë vend është 35%, sipas po të njejta institucioneve që e kanë bërë regjistrimin e popullatës, pra 6% më shumë se 29%, pa përfshirë lindshmërinë e shqiptarëve në diasporë, një faktor që do ta ndryshonte drastikisht këtë përqindje.

2. Regjistrimi i fëmijëve shqiptarë në klasë të parë është rreth 34-35%, shifër pothuaj identike me natalitetin në vend. Normalisht edhë këtu pa përfshihirë pjesën më të lendueshme të kombit, diasporën.

3. Bashkësia Islame për nevoja të tyre i ka statistikat e veta për përkatësinë fetare të familjeve: islame, orthodokse dhe katolike. Këto të dhëna zbulojnë të vërtetën e madhe që institucionet sllave, bashkë me parapolitikën, përpiqen ta mbajnë të fshehur dhe të manipuluar përqindjen e vërtetë të etnive.

Sipas të dhënave zyrtare nga ky institucion, 45-50% e familjeve në vend i takojnë përkatësisë islame.

Në fund, vërtet mendoni se një shteti i duhet një operacion statistikor për të regjistruar popullsinë dhe për të përcaktuar saktësisht përqindjen e etnive në vend?
A mendoni se shteti i shekullit XXI është pa teknologji moderne, pa Ent Shtetëror të Statistikave, pa Ministri të Punëve të Brendshme, pa ekspertë dhe institucione të IT-së –të cilat me një klikim të vetëm, për pak sekonda mund të nxjerrë të dhëna me saktësi të lartë?

Stop!

Thuani JO parapolitikës, shërbëtorëve dhe sharlatanëve, që mision kanë gënjeshtrën, manipulimin dhe mashtrimin, sepse vetëm në këto ujëra të pista dhe të helmuara mund të mbijetojnë.

*Orhan Ibrahimi, ish-deputet

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zbulohen 381 trupa te braktisur ne nje krematorium ne meksike dyshohet se jane viktima te krimit te organizuar 68625c8b7f5fc
Lajmi i mëparshëm

Zbulohen 381 trupa të braktisur në një krematorium në Meksikë, dyshohet se janë viktima të krimit të organizuar

reagon bdi si po perdoren partite shqiptare per te cmontuar barazine 68626100754ce
Lajmi i radhës

Reagon BDI: Si po përdoren partitë shqiptare për të çmontuar barazinë

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë