orban po bashkepunojme me turqine per te promovuar paqen ne ukraine 6936f236219a9

Orban: Po bashkëpunojmë me Turqinë për të promovuar paqen në Ukrainë

December 8, 2025
1 minut lexim

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, duke komentuar mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë, tha se po bashkëpunojnë me Turqinë për të promovuar paqen.

Sipas lajmit të gazetës “Hungary Today”, Orban vlerësoi marrëdhëniet Budapest-Ankara gjatë fluturimit të tij për në Turqi.

Orban deklaroi se ata shqyrtojnë “çështjet më të rëndësishme” me Turqinë çdo vit, duke vënë në dukje se katër pikat kryesore të negociatave aktuale janë ekonomia, migrimi, lufta në Ukrainë dhe çështja e energjisë.

Orban vuri në dukje se Takimet e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë, ekuivalente me një takim të përbashkët qeveritar, mbahen çdo vit me Turqinë dhe se këto takime ofrojnë një mundësi për “dy miq” për të diskutuar situatën në Evropë dhe Euroazi për disa orë.

“Kur filluam këto takime të rregullta, vendosëm një qëllim për të dyfishuar tregtinë midis dy vendeve tona nga 2-2.5 miliardë euro, dhe tani kemi arritur në 4.5-5 miliardë euro. Turqit kanë zënë vendin e tyre në ekonominë hungareze, dhe prania e Hungarisë në ekonominë turke është rritur gjithashtu”, ka deklaruar Orban.

Pasi theksoi se gazi më i lirë rus arrin në Hungari vetëm përmes TurkStream, Orban tërhoqi vëmendjen se lufta në Ukrainë ka rritur rëndësinë e këtij tubacioni.

“Turqit janë si ne. Ata e dinë se lufta ka vetëm humbës. Kjo është arsyeja pse dy vendet tona po bashkëpunojnë për të promovuar paqen”, tha kryeministri Orban.

Më tej Orban theksoi se në katër vitet e fundit, vetëm Turqia ka arritur të përfundojë disa marrëveshje të rëndësishme, siç është dërgimi i grurit ukrainas në Afrikë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

osmani pret ne takim homologun hungarez 6936f1227b4a6
Lajmi i mëparshëm

​Osmani pret në takim homologun hungarez

gjoba ndaj twitter it musk ut nuk i del e keqja be ja rajhu i katert 6936f3f578890
Lajmi i radhës

Gjoba ndaj Twitter-it, Musk-ut nuk i del e keqja: BE-ja “Rajhu i Katërt”

Të fundit nga

​Osmani pret në takim homologun hungarez

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti të hënën në takim presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok. Mediat u lejuan të marrin pamje vetëm gjatë pritjes dhe në fillim të takimit. Ndërkaq nuk është paraparë as
ShkoLartë