orban hungaria nuk do te pranoje migrante dhe nuk do te paguaje per migrantet e vendeve te tjera 69377b5038478

Orbán: Hungaria nuk do të pranojë migrantë dhe nuk do të paguajë për migrantët e vendeve të tjera

December 9, 2025
1 minut lexim

Budapest, 8 dhjetor – Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, reagoi ashpër ndaj vendimit të sotëm të Këshillit të Ministrave të Brendshëm të BE-së për krijimin e një fondi solidariteti për migracionin, duke e quajtur atë “të papranueshëm”. Ky fond është pjesë e përgatitjeve për zbatimin e Paktit për Migracion dhe Azil, i cili do të hyjë në fuqi në vitin 2026.

Sipas mediave hungareze, me propozimin e ri përcaktohen disa kategori të mbështetjes financiare, në të cilat Hungaria nuk bën pjesë, por megjithatë do të detyrohet të kontribuojë për vendet që dërgojnë migrantë.

Orbán, në rrjetet X dhe Facebook, shkroi se Brukseli po përpiqet ta detyrojë Hungarinë “ose të paguajë edhe më shumë, ose të pranojë migrantë”, gjë që ai e konsideron të papranueshme.

“Hungaria tashmë shpenzon mjaftueshëm për të mbrojtur kufirin e jashtëm të BE-së. Ne nuk do të pranojmë asnjë migrant dhe nuk do të paguajmë për migrantët e vendeve të tjera”, theksoi Orbán, duke shtuar se Hungaria nuk do t’i zbatojë masat e Paktit dhe se “po fillon rebelimi”.

Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare sot miratuan propozimin për krijimin e fondit, me të cilin vendet e BE-së duhet të kontribuojnë financiarisht për të ndihmuar shtetet më të prekura nga flukset migratore. Gjithashtu u përcaktua cilat vende jashtë BE-së kanë të drejtë për ulje ose për mbështetje financiare.

Edhe pse Hungaria nuk bën pjesë në asnjë kategori të mbështetjes, ajo prapë pritet të kontribuojë financiarisht “për të ndihmuar vendet në vështirësi”.

Vendimi përfundimtar pritet të merret deri në fund të vitit. Pakti për Migracion dhe Azil do të hyjë në fuqi më 12 qershor 2026 dhe do të sjellë rregulla të reja për sistemin e azilit në BE. Ligji pritet të finalizohet në Parlamentin Evropian brenda një ose dy muajve të ardhshëm.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi ofrova doreheqjen tani e tutje do te na prije miku im bekim sali 6937744494996
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi: Ofrova dorëheqjen, tani e tutje do të na prijë miku im, Bekim Sali

Të fundit nga

ShkoLartë