orban dhe fico bejne aleance kunder presionit evropian nuk heqim dore nga nafta ruse 68d9ac18d7a95

Orban dhe Fico bëjnë aleancë kundër presionit evropian: Nuk heqim dorë nga nafta ruse!

September 28, 2025
1 minut lexim

Kryeministri hungarez Viktor Orbán dhe homologu i tij sllovak, Robert Fico, deklaruan se nuk kanë ndërmend të braktisin naftën ruse, duke kundërshtuar hapur presionet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy liderët theksuan se përbërja energjetike është një vendim sovran i çdo shteti dhe nuk duhet të diktohet nga jashtë.

“Nuk ka askush të drejtën të na thotë se nga kush duhet të marrim gazin dhe naftën,” u shpreh Fico gjatë një fjalimi para një grupi qytetarësh në qytetin hungarez të Esztergom. Ai shtoi se “sipas të drejtës ndërkombëtare, është e drejtë sovrane e një vendi të përcaktojë vetë përbërjen e burimeve të tij energjetike.”

Fico mbështeti hapur qëndrimin e Orbán-it, duke e cilësuar synimin e BE-së për të ndërprerë varësinë energjetike nga Rusia si një “vendim politik dhe ideologjik” që, sipas tij, nuk do të godasë vetëm Sllovakinë dhe Hungarinë, por do të dëmtojë të gjithë kontinentin evropian.

Të dy liderët argumentuan se braktisja e furnizimeve përmes naftësjellësit Druzhba është ekonomikisht dhe teknikisht e pamundur, për shkak të pozicionit të tyre gjeografik të mbyllur pa dalje në det, që e bën të vështirë diversifikimin e burimeve energjetike.

Ky qëndrim i vendos ata në kundërshtim me politikat e BE-së dhe SHBA-ve, të cilat po shqyrtojnë masa më të rrepta ndaj eksporteve të mbetura të naftës bruto ruse.

Orbán dhe presidenti sllovak, Peter Pellegrini, e diskutuan këtë çështje javën e kaluar gjatë një takimi me presidentin amerikan Donald Trump. Sipas Ficos, takimi ishte “konstruktiv dhe i frytshëm”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parashikimi i motit per javen e ardhshme 68d9ab023cba3
Lajmi i mëparshëm

​Parashikimi i motit për javën e ardhshme

masakra ne shba trump sulmi i radhes ndaj te krishtereve 68d9b205e8646
Lajmi i radhës

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve

Të fundit nga

ShkoLartë