orav zgjerimi i be se eshte imperativ strategjik investim ne stabilitet 690a3a41f370f

Orav: Zgjerimi i BE-së është imperativ strategjik, investim në stabilitet

November 4, 2025
1 minut lexim

Aivo Orav, nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, në konferencën për medie bashkë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti ka folur për  ‘Raportin për Vendin 2025 të përgatitur nga Komisioni Evropian’. Ai tha se BE qëndron i gatshëm që të respektojë, aspiratat e vendeve për anëtarësim në BE.

Ai tha se jemi në një kohë vendimtare për Kosovën e BE-në. Për BE-në zgjerimi është imperativ strategjik, një investim në stabilitet, prosperitet e siguri.

“Kur e zbatojmë këtë vizion, zotimi politik të BE-së dhe reformat e ndërlidhur me të janë kyçe. Në shumë vende kemi parë progres të jashtëzakonshëm”, tha Orav.

Orav tha se tani është po aq e rëndësishme që Bashkimi Evropian të përgatitet për një Union më të madh dhe më të fortë.

Ai tha se Komisioni Evropian së shpejti do të paraqesë gjetjet e tij mbi mënyrën se si zgjerimet e ardhshme do të ndikojnë në fushat kryesore të politikave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

de bruyne i nenshtrohet operacionit 690a3a33c2406
Lajmi i mëparshëm

De Bruyne i nënshtrohet operacionit

detajet gjkko denon me burg ish deputetin alqi bllako por pritet te lirohet nga qelia 690a3ae4ef100
Lajmi i radhës

Detajet/ GJKKO dënon me burg ish-deputetin Alqi Bllako, por pritet të lirohet nga qelia

Të fundit nga

ShkoLartë