Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari Aleksandër Çipa ka komentuar situatën politike të opozitës , teksa kreu i PD-së Sali Berisha, vazhdimisht ka paralajmëruar për protesta.
Sipas Çipës, opozita ka nevojë për një strategji më të qartë ndaj kundërshtarit politik. Ai theksoi se protesta të zakonshme nuk mjaftojnë dhe kërkohen forma më radikale të rezistencës.
Çipa vuri në dukje se opozita ka rifilluar përpjekjet diplomatike.
“Që të shkaktosh një lëvizje politike, opozitës në kushtet e Shqipërisë së sotme i duhet një lëvizje, një lëvizje që ta detyrojë kundërshtarin.
Protesta janë një alternativë, pror duhen protesta të rezistencës bllokuese. Opozita ka premtuar në pjesën e dytë të mandatit të tretë që do të bllokojmë të gjithë vendin mosbindjen civile. Janë disa premtime që opozita i ka pasur si mjete, dhe nuk i ka mundësuar. Nëse ripërdor armët e vjetra dhe nuk kanë sjellë efektin që ke pretenduar, penalizon vetveten.
Sot ka dhe forma të tjera, opozita ka riaktivizuar diplomacionë partiake dhe opozitare, çështja është rezultati.
Nevoja për një strukturim kapitalizues të energjive dhe potencialitetit opozitar, mbetet në fuqi, nuk e ka tejkaluar opozita”, tha Aleksandër Çipa.
Burimi: botasot.info


