opozita te dielen proteste kombetare korreshi koha qe qytetaret te shprehin mllefin 69bdd7b99928d

Opozita të dielën protestë kombëtare, Korreshi: Koha që qytetarët të shprehin mllefin!

March 21, 2026
1 minut lexim

Opozita shqiptare do të mbajë më 22 mars protestën e radhës kombëtare në Tiranë. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, deklaroi se protesta pritet të reflektojë pakënaqësinë në rritje të qytetarëve.

Sipas tij, 22 marsi do të jetë një moment ku do të shprehet qartë “mllefi qytetar”, i cili sipas Korreshit, është shtuar ndjeshëm kohët e fundit.

Korreshi komentoi edhe deklaratën e kryetarit të PD Sali Berisha se opozita ndodhet në “kilometrin e fundit” drejt fitores si një metaforë që lidhet me presionin ndaj qeverisë.

“Fjala e kryetarit “kilometri i fundit” është metaforike i referohet edhe presionit ndërkombëtar pavarësisht situatës së PD, është i pa negociueshëm sa i përket asaj që ndodh me qeverinë. Po të ishit në dijeni të gjithçka që SPAK ka, do habiteshit se si qendron ende kjo qeveri.

22 marsi është mllef qytetar, doza e mllefit mund të jetë edhe më e shtuar. E shoh çdo ditë dëshirën për të marrë pjesë. Ne që jetojmë në qytete të vogla ku fukarallëku ndjehet edhe më shumë, ndjehet një dëshirë për tu përfshirë.

Mund të jemi një kilometër larg, por mund të jemi edhe 100 metra. Presioni i opozitës dhe denoncimet dhe kallëzimet e afrojnë dhe e ngjisin më shumë në trekëndësh qeverinë”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump ngushtica e hormuzit te ruhet nga vendet qe e perdorin jo nga shba 69bdd59e1a25a
Lajmi i mëparshëm

Trump: Ngushtica e Hormuzit të ruhet nga vendet që e përdorin, jo nga SHBA

nje vit nga ulja e ndihmave humanitare cfare ndikimi ka pasur vendimi i trumpit 69bdd7f58a272
Lajmi i radhës

Një vit nga ulja e ndihmave humanitare – çfarë ndikimi ka pasur vendimi i Trumpit

Të fundit nga

ShkoLartë