opozita kerkon shpalljen deshmor i atdheut per gjykatesin e ndjere astrit kalaja 68e6371903be5

Opozita kërkon shpalljen Dëshmor i Atdheut për gjykatësin e ndjerë Astrit Kalaja

October 8, 2025
1 minut lexim

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që po zhvillohet aktualisht në Kuvend, ligjvënësit nga radhët e opozitës kanë kërkuar që gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e gjyqit dy ditë më parë, të shpallet Dëshmor i Atdheut.



Deputetët opozitarë kanë kërkuar që institucionet shtetërore të nisin menjëherë proceduat për këtë.

Sakaq, Policia e Tiranës ka përmbyllur hetimet për vrasjen e ndodhur në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Policia bën me dije se gjyqtari Astrit Kalaja u vra rreth orës 15:35, nga Elvis Shkambi, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Si bashkëpunëtor i autorit është arrestuar xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, i cili ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit dhe nuk ka kryer asnjë veprim për të ndalur nipin.

Po ashtu në pranga ka përfunduar roja i Gjykatës së Apelit, Banush Koxhaj. Sipas policisë kamerat e sigurisë tregojnë se 63-vjeçari nuk ka kryer kontrollin përkatës, edhe pse skaneri ka konstatuar në momentin që Elvis Shkambi hyn në gjykatë, prezencën e objekteve metalike.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

tragjedi ne protesten kunder qeverise 24 te vrare dhe 47 te plagosur nga sulmet me bomba 68e6340539254
Lajmi i mëparshëm

Tragjedi në protestën kundër qeverisë, 24 të vrarë dhe 47 të plagosur nga sulmet me bomba

mbyllja e qeverise mungesa e kontrolloreve shkakton vonesa ne aeroportet e shba 68e6384707975
Lajmi i radhës

Mbyllja e qeverisë, mungesa e kontrollorëve shkakton vonesa në aeroportet e SHBA

Të fundit nga

ShkoLartë