Teksa opozita ka kërkuar shkarkimin e tij, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka urdhëruar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve gjatë ditë se sotme ku do të miratohet lista e anëtarëve të Komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe lista e anëtarëve zëvendësues.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se opozita nuk ka dërguar ende emrat e 4 drejtuesve të komisioneve parlamentare.
Ndërkohë që pritet që kjo mbledhje zhvillohet në një situatë të tensionuar, ku kujtojmë se opozita vetëm pak ditë më parë mori një mision për shkarkimin e Peleshit, me pretendimin se ka shkelur rregulloren e Kuvendit.
Kujtojmë se në seancën e fundit plenare u miratuan vetëm komisionet e drejtuara nga socialistët, vendim që opozita e ka cilësuar të paligjshëm dhe ka paralajmëruar se do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese.
Burimi: botasot.info


