opozita afer shpalljes se kandidatit te vetem per bashkine e tiranes gazment bardhi zbulon detajet 68dc4d9499c98

“Opozita afër shpalljes së kandidatit të vetëm për Bashkinë e Tiranës”, Gazment Bardhi zbulon detajet

September 30, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë të ditur se opozita është shumë pranë finalizimit të emrit të kandidatit të saj për zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë.

Në studion e emisionit “Trialog” Bardhi konfirmoi se negociatat me aleatët tashmë janë në fazën përfundimtare dhe se shumë shpejt do të bëhet publik emri i personit që do të përballet për kreun e bashkisë.

“Jemi afër shpalljes së kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, ku do të konkludohet për një kandidat të vetëm,” tha Bardhi. “Për këtë qëllim janë zhvilluar edhe negociata me aleatët tanë dhe shumë shpejt do të shpallet kandidati i opozitës për kreun e bashkisë së Tiranës.”

Ky njoftim vjen në momentin që zhvillimet politike për shpalljen e datës së zgjedhjeve në Tiranë janë bërë publike, duke ndezur garën për kryeqytetin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nxenesit e llojanit pine uje te kontaminuar me arsen debat i nxehte mes nexhmedin sadikut dhe erkan arifit ne hajde flasim 68dc4c32e9d23
Lajmi i mëparshëm

Nxënësit e Llojanit pinë ujë të kontaminuar me arsen?! Debat i nxehtë mes Nexhmedin Sadikut dhe Erkan Arifit në Hajde Flasim

ndodh ne la liga shenohen dy gola per nje minute 68dc4df872cb5
Lajmi i radhës

Ndodh në La Liga, shënohen dy gola për një minutë

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) mban konferencën vjetore për performancën nga investimet për vitin 2025. (Zyrat e Trustit, Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 71, Lagjja Pejton, ora 10:00) Banka Qendrore Kosovës

Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981

Modeli Jaguar XJ6 i vitit 1981 po tërheq sërish interesin e entuziastëve të makinave klasike falë dizajnit të tij të përjetshëm dhe linjave elegante. Modeli konsiderohej një ikonë me prezencë aristokratike në
ShkoLartë