operacioni vendtakimi ne tirane pershtaten lokalin per lojera fati dhe konsum narkotikesh arerstohen 2 persona 6a4e55d406d17

Operacioni “Vendtakimi” në Tiranë/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh, arerstohen 2 persona

July 8, 2026
1 minut lexim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Vendtakimi”, gjatë të cilit u zbulua një lokal në bulevardin “Zhan d’Ark”, i përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike, si edhe për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë dy shtetas, pronari i lokalit, Z. T., 56 vjeç, dhe G. E., 33 vjeç.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën dhe u sekuestruan sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe tre telefona celularë që përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.

Ndërkohë, 33-vjeçari u kap në flagrancë brenda lokalit, teksa po vendoste baste sportive përmes telefonit celular.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Vendtakimi”.

Zbulohet një lokal në bulevardin “Zhan d’Ark”, i përshtatur për përdorim/shitje të lëndëve narkotike dhe për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Vihen në pranga 2 shtetas: pronari i lokalit dhe një shtetas që u kap në flagrancë, duke vënë baste sportive.

Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 3 celularë që përdoreshin për lojëra fati.

Në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të vënies së tyre në dispozicion të veprimtarive kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Vendtakimi”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Z. T., 56 vjeç dhe G. E., 33 vjeç.

Gjatë kontrolleve në ambientet e lokalit të 56-vjeçarit, në bulevardin “Zhan d’Ark”, u gjetën sasi Cannabisi dhe 3 celularë me të cilët viheshin baste sportive. Ndërkaq, 33-vjeçari u kap në flagrancë, në ambientet e lokalit, duke vënë baste, me celular.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aleanca nuk hyn ne qeveri me kurtin por le te hapur mbeshtetjen per presidentin me kushte 6a4e5554351d5
Lajmi i mëparshëm

​Aleanca nuk hyn në qeveri me Kurtin, por lë të hapur mbështetjen për presidentin me kushte

trump thote se ai dhe zelensky kane zhvilluar nje marredhenie shume te mire 6a4e5632cb923
Lajmi i radhës

Trump thotë se ai dhe Zelensky kanë ‘zhvilluar një marrëdhënie shumë të mirë’

Të fundit nga

ShkoLartë