operacioni space arrestohet ne tirane 37 vjecari turk organizoi rrjetin e prostitucionit ne durres 68d7cc903359a

Operacioni “Space”/ Arrestohet në Tiranë 37-vjeçari turk, organizoi rrjetin e prostitucionit në Durrës

September 27, 2025
1 minut lexim

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, ka vijuar me veprime të zgjeruara hetimore në kuadër të operacionit “Space”, i nisur më 22 shtator 2025, për goditjen e një rasti të ushtrimit të prostitucionit në apartamente të përshtatura në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar.

Si rezultat i fazës së dytë të hetimeve, është identifikuar dhe arrestuar organizatori i dyshuar i rrjetit, një shtetas turk me inicialet I. Y., 37 vjeç, i cili u lokalizua dhe u ndalua nga forcat e Policisë në Tiranë.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 3 telefona celularë të cilët dyshohet se përmbajnë të dhëna të rëndësishme për aktivitetin kriminal dhe rrjetin e prostitucionit.

Operacioni “Space” nisi më 22 shtator, kur u arrestuan 3 shtetase kineze, të cilat ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në Durrës. Në të njëjtën kohë, materialet hetimore u referuan në Prokurori për 5 shtetas të tjerë të dyshuar, për përfshirje në këtë veprimtari kriminale.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi turk I. Y. ishte personi që kishte rekrutuar gratë kineze dhe kishte organizuar vendosjen e tyre në apartamentin e përshtatur për këtë qëllim, në zonën e lagjes nr. 13, pranë bregdetit.

Materialet procedurale për shtetasin turk i janë referuar Prokurorisë së Durrësit, ndërsa hetimet po vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrjetin dhe për të identifikuar çdo bashkëpunëtor të mundshëm.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hoxha dhe memishi me bujqit e sllatines do te hapet njesia rajonale ne tearce 68d7cb1380958
Lajmi i mëparshëm

Hoxha dhe Memishi me bujqit e Sllatinës: Do të hapet Njësia Rajonale në Tearcë!

keshtu e sheh ndeshjen me shqiptaret serbi nuk e permend piksin 68d7ccd9c275e
Lajmi i radhës

Kështu e sheh ndeshjen me shqiptarët! Serbi nuk e përmend “Piksin” 

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë