operacioni siguria ne durres 5 te arrestuar sekuestrohen kallashnikov pistolete dhe droge 69a1b5d4e36cc

Operacioni “Siguria” në Durrës. 5 të arrestuar, sekuestrohen kallashnikov, pistoletë dhe drogë

February 27, 2026
1 minut lexim

Në kuadër të planit operacional të koduar “Siguria”, për rritjen e parametrave të sigurisë në qark, Policia e Durrësit ka goditur disa raste të armëmbajtjes pa leje dhe posedimit të lëndëve narkotike, duke arrestuar 5 persona dhe sekuestruar armë zjarri, armë të ftohta, drogë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Gjatë 12 orëve të fundit, në zbatim të planit të masave, janë evidentuar dhe goditur dy raste të lëvizjes me armë zjarri dhe lëndë narkotike, si dhe një rast i mbajtjes së armëve të ftohta.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme të zhvilluara nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Patrullat e Përgjithshme të DVP Durrës, janë sekuestruar 2 armë zjarri (1 kallashnikov dhe 1 pistoletë), municion luftarak, 4 armë të ftohta, lëndë narkotike kanabis, 2 automjete dhe 5 celularë.

Në Sukth, Policia ndaloi një automjet me të cilin qarkullonin tre shtetas. Gjatë kontrollit në automjet u gjet një armë zjarri kallashnikov, 3 karikatorë dhe 17 fishekë. Po ashtu, gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të mjetit, Servin Muça, 29 vjeç, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Në kuadër të hetimeve për këtë rast, u ushtrua kontroll në banesën e Juljan Hida, 31 vjeç, banues në Kuçovë, ku u gjetën 3 armë të ftohta (2 mjete prerëse dhe 1 dorezë metalike).

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë Servin Muça, 29 vjeç; Fabian Seriani, 25 vjeç; Brised Punci, 25 vjeç, të dy banues në Sukth; Juljan Hida, 31 vjeç, si dhe Zef Kola, 20 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në lagjen nr. 14 në Durrës, shërbimet e Policisë ndaluan një automjet me drejtues Zef Kola, të cilit iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me 6 fishekë.

Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 23 vjeç, banues në Shkozet, pasi dyshohet se kishte dijeni për rastin, por nuk ka kallëzuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, ndërsa zbatimi i planit operacional “Siguria” vijon me kontrolle intensive në të gjithë qarkun.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mali i zi bastiset banesa e vellait te ish kryeministrit detajet e para 69a1b50bcdcf7
Lajmi i mëparshëm

Mali i Zi/ Bastiset banesa e vëllait të ish-kryeministrit, detajet e para

denimi me 15 vjet i ish ushtarit te uck se ne beograd syla serbia po tenton ta njollose luften e uck se 69a1b5f092ab0
Lajmi i radhës

Dënimi me 15 vjet i ish-ushtarit të UÇK-së në Beograd, Syla: Serbia po tenton ta njollosë luftën e UÇK-së

Të fundit nga

Rritet çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve
ShkoLartë