operacioni nderkombetar marewood policia kufitare e kosoves gjen mbi 11 mije euro te padeklaruara 687e5f5173490

Operacioni ndërkombëtar ‘Marewood’, policia kufitare e Kosovës gjen mbi 11 mijë euro të padeklaruara

July 21, 2025
1 minut lexim

Policia e Kosovës, ajo e Shqipërisë dhe strukturave kundër krimit në Mbretërinë e Bashkuar (National Crime Agency & Border Force), kanë zhvilluar një operacion të koduar ‘Marewood’.

Në operacionin në fjalë janë gjetur rreth 11 mijë euro të padeklaruara.

Sipas njoftimit të publikuar, aksioni ka rezultuar me sukses.

“Ky operacion policor ka rezultuar me sukses, ku javën e kaluar zyrtarët doganorë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në Aeroportin e Prishtinës, kanë ndaluar një person tek i cili gjatë kontrollit i janë gjetur 9845 funta të padeklaruara në kartëmonedha të letrës, të cilat dogana, pas kalkulimit të kursit, ka konfirmuar se janë diku rreth 11385 (njëmbëdhjetë mijë e treqind e tetëdhjetë e pesë) euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Bashkëpunime dhe operacione të tilla do të vazhdojnë edhe më tej, pasi që qëllimi i tyre është goditja e transportit të parave, veçanërisht atyre të destinuara për financimin e aktivitetit kriminal (pastrim parash), parandalimi i trafikimit të armëve dhe drogës nëpërmjet vendkalimeve kufitare, si dhe frenimi i migracionit të paligjshëm, në kufijtë tokësorë, ajrorë dhe detarë”, thotë Policia.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

man utd zgjedh dy objektiva te medhenj per sulmin pasi u refuzuan nga gyokeres 687e5f15d3cf2
Lajmi i mëparshëm

Man Utd zgjedh dy objektiva të mëdhenj për sulmin pasi u refuzuan nga Gyokeres

papa bisedon me abbasin per luften ne gaze 687e6041cbf21
Lajmi i radhës

Papa bisedon me Abbasin për luftën në Gazë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë