operacioni me 49 te arrestuar ne greqi nje dhome e mbushur me arme dhe droge 68b5e142a5a46

Operacioni me 49 të arrestuar në Greqi, një dhomë e mbushur me armë dhe drogë

September 1, 2025
1 minut lexim

Një dhomë e tërë brenda një komisariati Policie në Greqi është e mbushur nga sendet e konfiskuara nga operacioni për shpërbërjen e mafies së Kretës.



Sipas mediave greke, fotografia tregon shumë armë, kryesisht pushkë gjuetie dhe luftarake, si dhe pistoleta, municione, pjesë dhe këllëfe armësh, kuti me fishekë të kalibrave të ndryshëm, kartëmonedha euro, telefona celularë, si dhe pako që përmbanin drogë.

Numri i të arrestuarve në këtë operacion është 49 persona.

Sipas vlerësimeve të Policisë Helenike, xhiroja e organizatës ishte afër 3 milionë euro. Në dosjen e çështjes thuhet se të ardhurat vinin nga trafiku i drogës, i cili vlerësohet në afërsisht 1.1 milionë euro. Nga pjesa tjetër e aktivitetit të tyre, të ardhurat arritën në 1.5 milionë euro.

Secili anëtar mori pjesën e tij, por, si në të gjitha rastet, edhe këtu pjesa më e madhe e parave përfundoi te dy vëllezërit biznesmenë që konsiderohen si krerët e mafias në Kretë.

Sot, Policia greke bëri një arrestim të ri për këtë rast, duke e çuar numrin total të arrestimeve në 49 persona.

Sipas zëdhënëses së shtypit të Policisë Helenike, Constantia Dimoglidou, hetimi filloi me një rast trafiku droge. Megjithatë, autoritetet arritën të zbulonin një rrjet me shumë tentakula që trafikonte madje edhe armë kallashnikovi.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

drejt krijimit marina me e madhe ne bote kina rivalizon shba ne zgjerohet fuqishem ne det 68b5dd081ad2d
Lajmi i mëparshëm

Drejt krijimit marina më e madhe në botë? Kina rivalizon SHBA-në, zgjerohet fuqishëm në det

renovimet e shtyjne mesimin ne disa shkolla si nisi vitit i ri shkollor ne kosove 68b5e22e86bb5
Lajmi i radhës

Renovimet e shtyjnë mësimin në disa shkolla, si nisi vitit i ri shkollor në Kosovë?

Të fundit nga

ShkoLartë