Policia e Shtetit ka arrestuar një 41-vjeçar dhe ka konfiskuar 190 bimë narkotike kabanis sativa në Çipllakë të Fierit.
Bimët narkotike ishin kultivuar në mes të një sipërfaqeje me shkurre, me qëllim fshehjen, raporton KosovaPress.
Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.
Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Burimi: botasot.info


