Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizuan operacionin “Dentistry” në një klinikë dentare në Tiranë, nën dyshimet për evazion fiskal dhe produkte të skaduar, raporton KosovaPress.
Me këtë rast janë sekuestruar 300 shishe me produkte, shumica me afat të skaduar, pa fatura zhdoganimi, me vlerë rreth 100 mijë euro, si dhe mandate të pa fiskalizuar, si dhe është arrestuar administratori i klinikës A.Y. (59), shtetas turk.
Gjithashtu, u kapën në flagrancë tre punonjës të klinikës, konkretisht koordinatorja, shtetasja B. K. (35), dhe laborantët, shtetasit L. S. (21) dhe A. A. (42), për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.
Vijojnë hetimet për të përcaktuar dëmin ekonomik që i është caktuar shtetit, si pasojë e shmangies së detyrimeve tatimore nga ky subjekt.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Burimi: botasot.info


