operacion i agjencise britanike te krimeve i ul qepenin shtepive te barit cunave te birmingamit gjenden para dhe dy kile kokaine 68b9cf636ee86

Operacion i Agjencisë Britanike të Krimeve i ul “qepenin” shtëpive të barit çunave të Birmingamit. Gjenden para dhe dy kile kokainë

September 4, 2025
1 minut lexim

Oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) në Britaninë e Madhe kanë zhvilluar një sërë bastisjesh në Birmingham dhe Dudley, duke shkatërruar disa “shtëpi bari” dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme droge dhe para cash.

Sipas komunikatës së NCA-së, të cilës i referohet Top Channel, operacioni ishte pjesë e një hetimi më të gjerë për krimin e organizuar dhe emigracionin ilegal. Në një nga shtëpitë e kontrolluara në Corser Street, Dudley, oficerët gjetën afër 80 bimë kanabisi, me një vlerë rreth 80 mijë paund.

Gjatë bastisjeve në disa adresa të tjera në Birmingham, u arrestuan gjithsej gjashtë persona. Në një banesë në Cornbrook Road u ndalua një 34-vjeçar shqiptar, ndërsa një 29-vjeçare dhe një 21-vjeçar u ndaluan për shkelje të ligjit të emigracionit. Në të njëjtën shtëpi u sekuestruan rreth 50 mijë paund cash dhe 20 kilogramë kanabis në papafingo.

Në një tjetër bastisje në Fountain Road, një 31-vjeçar u arrestua për kultivim kanabisi, konspiracion për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe pastrim parash. Ai dyshohet se ka lidhje me shqiptarin 34-vjeçar të ndaluar më parë.

‘Goditja’ më e rëndë erdhi në Warstone Lane, ku u zbulua një sasi prej dy kilogramësh kokainë. Dy të rinj, 23 dhe 25 vjeç, u arrestuan nën akuzën e posedimit të drogës së klasit A me qëllim shitje.

Në një adresë tjetër në Pumphouse Way u gjetën pajisje për kultivimin e drogës në një kasolle në oborr, ndonëse në vendngjarje nuk kishte persona të pranishëm.

Shefi i degës së NCA-së, Saju Sasikumar, tha se kultivimi i kanabisit dhe krimi i emigracionit janë shpesh të lidhur ngushtë, ku persona që ndodhen ilegalisht në vend shfrytëzohen dhe detyrohen të punojnë për të shlyer borxhet e udhëtimit. “Kjo është një goditje e rëndësishme për grupet kriminale të përfshira dhe për rrjetet e shpërndarjes në rrugë,” u shpreh ai.

Operacioni u realizua në bashkëpunim me Policinë e West Midlands, përkatësisht Njësinë për Luftën kundër Kanabisit.

FOTO GALERI
1/4

3 2


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjykimi ndaj ish krereve te uck se me 15 shtator deshmon deshmitari i pare i mbrojtjes 68b9cec0c62af
Lajmi i mëparshëm

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, më 15 shtator dëshmon dëshmitari i parë i mbrojtjes

veturat elektrike nuk do te jene opsioni i vetem ne bashkimin evropian 68b9cf8f2f501
Lajmi i radhës

Veturat elektrike nuk do të jenë opsioni i vetëm në Bashkimin Evropian

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë