operacion bastisjeje ne dubrave publikohen pamjet 68d7b0c3bde74

Operacion bastisjeje në Dubravë, publikohen pamjet

September 27, 2025
1 minut lexim

Sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues kanë realizuar një operacion të gjerë bastisjeje, me synim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe forcimin e sigurisë brenda institucionit.

Gjatë operacionit janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe hapësirat e jashtme të institucionit, kuzhina, lavanderia, salla e sportit dhe ambientet tjera përcjellëse.

Në këtë aksion kanë dhënë mbështetje edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera, si dhe njësiti special K9.Pas përfundimit të bastisjes, rezultoi se nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm, duke e bërë operacionin me rezultat negativ”, bëhet e ditur në njoftim.

Image

Pamje nga Dubrava

Tutje, Shërbimi Korrektues i Kosovës shpreh falënderimin për mirëkuptimin e të burgosurve gjatë zhvillimit të këtij aksioni, i cili ka për qëllim vetëm rritjen e sigurisë dhe mbajtjen e një ambienti korrektues të qetë dhe të sigurt.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje alpinist polak i pari ne bote qe zbret me ski everestin pa oksigjen 68d7b0c1a6629
Lajmi i mëparshëm

Një alpinist polak i pari në botë që zbret me ski Everestin pa oksigjen

akuzohet per vrasjen e 51 vjecarit ne durres jepet sot masa e sigurise per teilor tivarin 68d7b165a0811
Lajmi i radhës

Akuzohet për vrasjen e 51-vjeçarit në Durrës, jepet sot masa e sigurisë për Teilor Tivarin

Të fundit nga

ShkoLartë