one stop shop ne tabanoc nje lehtesim per mergaten qe vlen 685cfec043897

“One Stop Shop“ në Tabanoc, një lehtësim për mërgatën që VLEN

June 26, 2025
1 minut lexim

Në prag të sezonit të pushimeve verore, përshëndesim miratimin e ligjit nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vënien në funksion të sistemit “One Stop Shop” edhe në pikën kufitare të Tabanocës. Kjo nismë përfaqëson një përparim të rëndësishëm në modernizimin dhe përmirësimin e procedurave kufitare për qytetarët tanë, sidomos për mërgatën, që për dekada është përballur me pritje të gjata dhe vështirësi të shumta në kalimin e kufirit.

Pas përvojës së suksesshme në pikat kufitare të Bllacës dhe Jazhincës, shtrirja e këtij modeli në Tabanoc është dëshmi e angazhimit të qeverisjes për të sjellë efikasitet dhe trajtim dinjitoz në raport me qytetarët, duke e kthyer kalimin në kufi nga një proces i lodhshëm në një procedurë të thjeshtë dhe të shpejtë.
Shteti dhe institucionet kanë detyrë t’i shërbejnë qytetarëve, jo t’i vështirësojnë jetën me burokraci dhe pritje të panevojshme.

– Advertisement –

532cb389 b6f2 4cb6 b1b3 ee5a6dab184f

VLEN, si forcë politike që ka promovuar këtë reformë, është i përkushtuar të përmirësojë vazhdimisht cilësinë e shërbimeve publike dhe të rikthejë besimin e qytetarëve në shtet.
Modeli “One Stop Shop” është më shumë se një procedurë e thjeshtë administrative. Ky model përfaqëson një vizion të ri të administratës, që i jep qytetarit respektin dhe vlerën që meriton, veçanërisht mërgatës sonë, e cila luan rol thelbësor në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

VLEN do të vazhdojë me përkushtim rrugën e reformave konkrete, që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, duke synuar një shtet të drejtë, transparent dhe me shërbime cilësore.
I urojmë mirëseardhjen mërgatës në vendlindje dhe jemi të vendosur që kalimi i kufirit të jetë më i lehtë, më i shpejtë dhe me dinjitet.

Burimi: 3shi.net

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti ne proces eshte blerja e 110 autobuseve elektrike 685cfd58098c1
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Në proces është blerja e 110 autobusëve elektrikë

kru prishtina me intervenime ne disa zona perfshire dhe sheshin zahir pajaziti 685d01176984a
Lajmi i radhës

KRU “Prishtina” me intervenime në disa zona, përfshirë dhe sheshin “Zahir Pajaziti”

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë