omer ajdini dorehiqem nuk kam mundur kurre ta besoj se partia ime rreshtohet me ali ahmetin 68d1b31a38875

Omer Ajdini: Dorëhiqem, nuk kam mundur kurrë ta besoj se partia ime rreshtohet me Ali Ahmetin

September 22, 2025
1 minut lexim

Omer Ajdini, ish-sekretar për Marrëdhënie me Jashtë në Aleancën për Shqiptarët, ka shpallur largimin e tij nga partia duke e cilësuar këtë vendim si akt të dhimbshëm, por të pashmangshëm.
Në një reagim publik, Ajdini shprehu dëshpërimin e tij të thellë për drejtimin që ka marrë ASH-ja, e cila sipas tij, “shpresën për ndryshim e ktheu në zhgënjim, ndërsa ëndrrat i shtypi me të dyja këmbët”.
“Që vjen dita me ardh Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Likovë, bashkë me Ali Ahmetin, dhe pas 8 vitesh keq-qeverisje të Erkan Arifit dhe 20 vitesh keq-qeverisje të BDI-së, me u kërku anëtarëve të ASH-së ta votojnë Erkan Arifin, unë nuk e kam besuar.
Kam pranuar të jem Sekretar për Mardhënie me Jashtë, edhe përkundër dëshirës sime dhe angazhimeve të shumta profesionale, vetëm e vetëm që ta ndërtojmë një parti që do të jetë shpresë për ndryshim. Një parti që do të qëndrojë në vijën që e kemi pasur gjithmonë. Por shpresën time e kthyen në zhgënjim, ëndrrat tona i shtypën me të dyja këmbët. Kjo nuk është partia që unë kam shpresuar ta shoh, partia që kam dhënë mund që ta ndërtojmë.
Prandaj unë më nuk jam as Sekretar për Mardhënie me Jashtë dhe as anëtar i ASH-së, e me këtë as anëtar i ndonjë partie tjetër.
ASH-ja e vërtetë për mua mbetet ajo organizata që dikur na mblodhi tok me ballin lartë plot krenari, në luftën kundër të keqes dhe me zemrat plot shpresë për ditë më të mira. Atë organizatë, me ata të rinj fisnik dhe të ndershëm do ta mbaj në mendjen dhe zemrën time gjithmonë, si shtëpia fisnike e plot njerëzve të ndershëm dhe të zotë, të cilët do të mbeten shokët e mi të përjetshëm.
Unë atë që e kam pështy nuk e lëpij, për asnjë çmim dhe me asnjë justifikim.
Politika para se gjithash kërkon fytyrë dhe moral, dhe unë këtë nuk jam në gjendje t’ja falë askujt.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

po kam frike me shku te zoti deklarata e fuqishme e petrovcit e dhene para disa viteve 68d1aef637ee0
Lajmi i mëparshëm

“Po kam frikë me shku te Zoti” – deklarata e fuqishme e Petrovcit e dhënë para disa viteve

menduh thaci heren tjeter do te flas sa here fronti europian e ka lutur mickoskin per qeveri edhe cilet biznesmene i ka derguar si emisare 68d1bf8e4e818
Lajmi i radhës

Menduh Thaçi: Herën tjetër do të flas sa herë Fronti Europian e ka lutur Mickoskin për qeveri, edhe cilët biznesmenë i ka dërguar si emisarë

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë