olta gixhari pushton skenen ne te kuqe gjate spektaklit te bbvk 692566346659d

Olta Gixhari pushton skenën në të kuqe gjatë spektaklit të BBVK

November 25, 2025
1 minut lexim

Aktorja, Olta Gixhari, u shfaq mbrëmë (e hënë) në spektaklin e radhës të Big Brother VIP Albania me një paraqitje që tërhoqi vëmendjen e publikut që në momentin e parë.

E veshur me një kostum elegant ngjyrë të kuqe të ndezur, ajo solli një kombinim të fuqishëm mes finesës klasike dhe glamurit modern.

Xhaketa me prerje të theksuar dhe me detaje të valëzuara në qafë, e kombinuar me fundin e shkurtër me të njëjtën vijë delikate, i jepte një pamje tërheqëse dhe shumë të kuruar.

Image

Olta Gixhari

Flokët i kishte të stiluar me onde të lehta anësore, të cilat i rrëshqisnin butë mbi supe, duke i shtuar elegancë profilit të saj.

Ngjyra e florinjtë e flokëve, e punuar me kujdes, kontrastonte bukur me të kuqen e veshjes dhe me sfondin futuristik të skenës.

Grimi i realizuar në mënyrë të përsosur theksonte tiparet e saj, me buzët e kuqe të thella që përputheshin në mënyrë ideale me dukjen e përgjithshme.

Syri i theksuar me penel dhe nuanca neutrale në qepalla i jepnin një intensitet modern dhe tejet televiziv.

Image

Olta Gixhari

Aksesorët ishin minimalë, por të zgjedhur me kujdes vathë gjeometrikë dhe një unazë diskrete që ruanin balancën e stilit pa e rënduar veshjen.

Të gjitha këto elemente të kombinuara e bënë Oltën një nga figurat më të komentuara të mbrëmjes, duke sjellë një prezencë të sigurt dhe të ndritshme në çdo moment të spektaklit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moti sot kryesisht i vranet 6925651197a78
Lajmi i mëparshëm

Moti sot kryesisht i vranët

MOT I FTOFTE
Lajmi i radhës

DPHM: Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Vinicë

Të fundit nga

ShkoLartë