Olivia Attwood ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në një bikini të vogël, duke treguar nxirjen nga dielli, ndërsa po shijon pushimet në Ibiza.
Ylli televiziv u pa duke kaluar momente relaksi pas pjesëmarrjes në një festë me jaht, ku u fotografua në shoqërinë e Pete Wicks.
Pamjet e saj pranë ish-yllit të “TOWIE” shkaktuan bujë në mediat rozë dhe raportohet se kjo ka sjellë pakënaqësi te bashkëshorti i saj, futbollisti Bradley Dack.

Mediat britanike kanë shkruar se Olivia është “në telashe” me të, pasi imazhet nga festa u interpretuan si një afërsi e tepërt mes saj dhe Wicks.
Megjithatë, Olivia nuk i ka komentuar thashethemet, duke zgjedhur të publikojë vetëm momente të qeta nga pushimet e saj, ku tregon format trupore dhe stilin e saj të lirshëm veror.



Burimi: botasot.info


