okb thote se ushtria izraelite vazhdon te vrase civile ne gaza 68efc133c78ac

OKB thotë se ushtria izraelite vazhdon të vrasë civilë në Gaza

October 15, 2025
1 minut lexim

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka thënë se ushtria izraelite “vazhdon të vrasë civilë” përreth vijave të ripozicionimit në Gaza.

Thuhet se të paktën 15 palestinezë janë qëlluar dhe vrarë në zonat pranë trupave izraelite në Gaza, shkruan SkyNews.

Ushtria izraelite ende kontrollon rreth 53% të Gazës pasi forcat e saj u rikthyen në vijën fillestare të tërheqjes. 

Dje, ushtria izraelite tha se hapi zjarr ndaj “disa të dyshuarve”, ndërsa autoritetet shëndetësore në Gaza thanë se të paktën gjashtë palestinezë ishin vrarë nga zjarri izraelit në dy incidente të ndara.

IDF tha se hapi zjarr pasi të dyshuarit kaluan vijën e tërheqjes dhe iu afruan forcave në Rripin verior të Gazës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qeveria miraton kater zv ministra te rinj shkarkohen tre te tjere emrat 68efc0c8ce2be
Lajmi i mëparshëm

Qeveria miraton katër zv.ministra të rinj, shkarkohen tre të tjerë (EMRAT)

siria dhe rusia drejt nje epoke te re bashkepunimi presidenti al sharaa do te takohet me putin ne moske kete jave 68efc2e8affc9
Lajmi i radhës

Siria dhe Rusia drejt një epoke të re bashkëpunimi, presidenti Al-Sharaa do të takohet me Putin në Moskë këtë javë

Të fundit nga

ShkoLartë