okb paralajmeron kolapsin guterres mund te mbetemi pa para 697e0d043ec9b

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

January 31, 2026
1 minut lexim

Organizata e Kombeve të Bashkuara po përballet me një krizë financiare alarmante, që sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres, mund ta çojë institucionin ndërkombëtar drejt një kolapsi të afërt.



Shkaku kryesor lidhet me mos shlyerjen e detyrimeve financiare nga disa shtete anëtare dhe me rregulla buxhetore që e detyrojnë OKB-në të kthejë fondet e pashpenzuara, duke e lënë atë pa fleksibilitet financiar. Në një letër drejtuar ambasadorëve më 28 janar, Guterres paralajmëron se kriza e likuiditetit po thellohet me shpejtësi, duke rrezikuar zbatimin e programeve kyçe dhe funksionimin normal të organizatës. Sipas tij, pa ndërhyrje të menjëhershme, situata pritet të përkeqësohet edhe më shumë në muajt në vijim.

Ky paralajmërim vjen në një moment delikat, kur Shtetet e Bashkuara -kontribuesi më i madh financiar i OKB-së ,kanë reduktuar ndjeshëm fondet vullnetare për disa agjenci dhe nuk kanë kryer pagesat e detyrueshme për buxhetin e rregullt dhe misionet paqeruajtëse. Presidenti amerikan Donald Trump e ka kritikuar hapur OKB-në, duke e cilësuar si një organizatë që nuk po arrin të shfrytëzojë potencialin e saj dhe duke promovuar iniciativa alternative, të cilat sipas kritikëve mund të dobësojnë strukturat ekzistuese multilaterale.

Guterres thekson se janë bërë njoftime zyrtare për mosrespektimin e kontributeve të detyrueshme që përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të miratuar, pa përmendur konkretisht shtetet përgjegjëse. Sipas rregullave të OKB-së, niveli i kontributit përcaktohet nga fuqia ekonomike e çdo vendi anëtar, ku SHBA-ja mbulon rreth 22% të buxhetit bazë, ndërsa Kina 20%. Deri në fund të vitit 2025, shuma e detyrimeve të papaguara kishte arritur një rekord prej 1.57 miliardë dollarësh.

Përballë kësaj situate, Guterres ka qenë i prerë: ose shtetet anëtare përmbushin detyrimet e tyre financiarisht dhe në kohë, ose rregullat financiare të organizatës duhet të ndryshohen rrënjësisht për të shmangur falimentimin. Sipas tij, pa zgjidhje urgjente financiare, organizata mund të mbetet pa fonde që në muajin korrik.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen me albrim hoxhen ligji per prodhim organik sjell mundesi per fermeret 697e0ca1a4fcf
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Me Albrim Hoxhën, ligji për prodhim organik sjell mundësi për fermerët

vlen sistemi shendetesor 2024 2028 perfshine perkrahje per mjeket e rinj dhe gjithe personelin mjekesor 697e1325472ed
Lajmi i radhës

VLEN: Sistemi shëndetësor 2024-2028 përfshinë përkrahje për mjekët e rinj dhe gjithë personelin mjekësor

Të fundit nga

Kërkohet votim i fshehtë për Abdixhikun

Kuvendi i Punës i Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdon punimet. Raportohet se Gazmend Muhaxheri ka kërkuar që votimi për kryetarin Lumir Abdixhikun të zhvillohet në mënyrë të fshehtë. Tashmë është në

Albian Hajdari ndëshkohet me karton të verdhë

Tre shqiptarë të Kosovës, Albian Hajdari, Leon Avdullahu e Fisnik Asllani, po luajnë nga minuta e parë për Hoffenheimin në përballje me Union Berlinin. Në fillim të pjesës së parë (9’) Hajdari
ShkoLartë