okb ja kerkon fundin e hamasit dhe zgjidhjen me dy shtete 68c520b4b80fe

OKB-ja kërkon fundin e Hamasit dhe zgjidhjen me dy shtete

September 13, 2025
1 minut lexim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbështeti me shumicë dërrmuese një dokument që bën thirrje për t’i dhënë fund sundimit të Hamasit në Rripin e Gazës. 142 vende,  ndër to edhe Gjermania, votuan pro, kurse dhjetë shtete votuan kundër. Ndër shtete që votuan kundër ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli. Dymbëdhjetë shtete anëtare abstenuan.

“Si pjesë e përfundimit të luftës në Rripin e Gazës Hamasi duhet t’i japë fund sundimit të tij në Rripin e Gazës dhe me angazhimin dhe mbështetjen ndërkombëtare t’ia dorëzojë armët Administratës Palestineze”, thuhet në dokument. Në dokument dënohet gjithashtu sulmi terrorist i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Dokumenti u hartua nga 17 vende, ndër të cilat bënin pjesë Britania e Madhe, Kanadaja, Brazili dhe Jordania.

“Reklamë në kohën e gabuar”

Izraeli dhe aleati i tij më i ngushtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kritikuan ashpër dokumentin. Sepse në dokument bëhet gjithashtu thirrje për një zgjidhje me dy shtete, të cilën Izraeli e refuzon. Në dokument skicohen “hapa të prekshëm, të kufizuar në kohë dhe të pakthyeshëm” drejt bashkëjetesës midis Izraelit dhe palestinezëve. SHBA-ja e quajti votimin për këtë dokument një përpjekje tjetër për të bërë “një reklamë të gabuar në kohën e gabuar”, duke thënë se kjo minon përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit. Izraeli e hodhi poshtë deklaratën si të njëanshme dhe e quajti votimin “teatër”. / DW

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mjeti del nga rruga 1 viktime dhe 3 te plagosur ne fier 68c5204a63298
Lajmi i mëparshëm

Mjeti del nga rruga, 1 viktimë dhe 3 të plagosur në Fier

ukraine prodhim i perbashket armesh me shba dhe gjermanine 68c5226d90c28
Lajmi i radhës

Ukrainë, prodhim i përbashkët armësh me SHBA dhe Gjermaninë

Të fundit nga

ShkoLartë