ohri serish i iku listes se zeze unesco i dha edhe nje shans 68701b491f0b1

Ohri sërish “i iku” Listës së Zezë! UNESCO i dha edhe një shans

July 10, 2025
1 minut lexim

Shkup, 10 korrik – Rajoni i Ohrit mori edhe një shans – Komiteti për Trashëgimi Botërore i UNESCO-s në Paris shtyu fshirjen e rajonit në Listën e Trashëgimisë Botërore në rrezik. Maqedonia ka afat deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm për të përmbushur rekomandimet nga raportet e mëparshme.

Kryeministri Mickoski njoftoi angazhimin e një kompanie që do të shembë ndërtimet pa leje, veçanërisht ato me leje për rikonstruksion që janë shndërruar në objekte banimi. Ai akuzoi se pas abuzimeve qëndrojnë persona të afërt me pushtetin e kaluar.

UNESCO paralajmëroi për dëmtime serioze të vlerave të rajonit për shkak të zhvillimit urban, eutrifikimit të liqenit dhe projekteve infrastrukturore. Kjo është hera e tretë që Ohri shmang listën e zezë – por edhe shansi i fundit për të shpëtuar trashëgiminë natyrore dhe kulturore.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjermania e gatshme te paguaje per sistemet amerikane patriot per ukrainen 6870180192e67
Lajmi i mëparshëm

Gjermania e gatshme të paguajë për sistemet amerikane Patriot për Ukrainën

mungese materiali per hemodialize ne disa spitale pacientet me jete ne rrezik 68701f091cf55
Lajmi i radhës

Mungesë materiali për hemodializë në disa spitale – pacientët me jetë në rrezik

Të fundit nga

ShkoLartë