ohri me 27 nentor pret takimin e lidereve te procesit te berdo brionit 6afd78e23abb2

Ohri më 27 nëntor pret takimin e liderëve të Procesit të Bërdo-Brionit

November 18, 2026
1 minut lexim

Më 27 nëntor, në Ohër do të mbahet takimi i liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bërdo-Brionit, transmeton Anadolu.

Takimi mbahet në organizim të presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, së bashku me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, dhe presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, thuhet në një njoftim të Presidencës së Maqedonisë së Veriut.

Procesi Bërdo-Brionit është një nismë rajonale e themeluar në vitin 2013 nga Sllovenia dhe Kroacia, me qëllim përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe forcimin e bashkëpunimit e stabilitetit rajonal. Në këtë proces marrin pjesë Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Sllovenia, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi.

Takimi i fundit i procesit u mbajt në Shqipëri në tetor të vitit të kaluar.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

monika lubonja rikthen ne vemendje temen e dashurise jashte marteses publikimi i saj ngjall diskutime 6afd5e153ed91
Lajmi i mëparshëm

Monika Lubonja rikthen në vëmendje temën e dashurisë jashtë martesës, publikimi i saj ngjall diskutime

jakup krasniqi niset drejt kosoves 6afd79421ee9f
Lajmi i radhës

Jakup Krasniqi niset drejt Kosovës

Të fundit nga

Jakup Krasniqi niset drejt Kosovës

Jakup Krasniqi pritet të vijë në Kosovë për një vizitë familjare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij. Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ardhja e Krasniqit në Kosovë
ShkoLartë