ohri eshte nikoqir i olimpiades se 7 te ballkanike te fizikes 686010deaab22

Ohri është nikoqir i Olimpiadës së 7-të Ballkanike të Fizikës

June 28, 2025
1 minut lexim

“Prania e këtyre të rinjve olimpikë sot në Ohër është rezultat i kureshtjes dhe dashurisë së tyre për shkencën, rezultat i punës së palodhshme, si të tyren ashtu edhe të profesorëve dhe mentorëve të tyre. Kjo është formula për ndërtimin e rinisë shkencore e cila që nesër do të jetë e gatshëm për zbulime që do ta ndihmojnë njerëzimin. Vazhdoni përkushtim ndaj fizikës sepse nuk ka përparim pa shkencë”, tha ministrja Janevska.

Ministrja theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës që nga ky vit ka rritur në mënyrë shtesë mbështetjen për nxënësit e talentuar të cilët marrin pjesë në garat ndërkombëtare. Konform Ligjit të Ri për Arsimin e Mesëm, Ministria mbulon shpenzimet e regjistrimit dhe udhëtimit, përkatësisht për pjesëmarrje në njërën nga 15 olimpiadat ndërkombëtare të shkencës.

“E ardhmja varet nga sa investojmë tani në zbulimin dhe kultivimin e potencialit të më të talentuarve. Dhe jo vetëm për nxënësit, mbështetje financiare për herë të parë është siguruar edhe për shoqatat e akredituara të mësimdhënësve të cilët organizojnë olimpiada ndërkombëtare për nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoni”, theksoi ministrja Janevska.

Gara organizohet nga Shoqata e Fizikantëve të Maqedonisë, nën kujdesin e Unionit Ballkanik të Fizikës, me mbështetjen e Shoqatës Evropiane të Fizikës, Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup dhe Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Një pjesë të mjeteve financiare për organizimin e Olimpiadës i siguroi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kater te vdekur nga rrezimi i nje aeroplani trajnimi afer moskes rusi 68600dd2c712e
Lajmi i mëparshëm

Katër të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani trajnimi afër Moskës, Rusi

shperthen zjarri ne nje hapesire te autopjeseve ne maxhunaj te vushtrrise 6860149e89741
Lajmi i radhës

Shpërthen zjarri në një hapësirë të autopjesëve në Maxhunaj të Vushtrrisë

Të fundit nga

ShkoLartë