Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK) do të mbajë sot një konferencë për media për të njoftuar publikun lidhur me një padi që ka ngritur ndaj Agjencionit Kosovar për Akreditim (AKA).
Konferenca do të mbahet në zyrat e OFTK-së, të cilat ndodhen në objektin e Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim (afër Mjekësisë Sportive) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ajo do të fillojë nga ora 13:00.
Detajet rreth arsyes së padisë dhe hapat e mëtejmë që do të ndërmerren nga Oda pritet të bëhen të ditura gjatë paraqitjes publike të përfaqësuesve të saj.
Burimi: botasot.info


