Hygerta Sako ka folur hapur për herë të parë mbi arsyet që e shtynë të bëhej pjesë e “Big Brother VIP Kosova 4”, duke pranuar se vendimi i saj nuk ishte vetëm për eksperiencë televizive, por edhe për faktorë ekonomikë. Në një intervistë të fundit, prezantuesja sportive u përball me pyetjen se çfarë i mungonte për të hyrë në një format të tillë. Ajo u shpreh se oferta ishte mjaft joshëse dhe nuk mund të refuzohej lehtësisht.
“Oferta ishte joshëse, duhet ta pranoj. Nuk kam qëndruar kot, 102 ditë nuk janë pak,” u shpreh Sako, duke nënvizuar sakrificën e gjatë gjatë qëndrimit në shtëpi.
Megjithatë, ajo theksoi se si një grua në punë dhe kryefamiljare, nuk do të hiqte dorë nga gjithçka vetëm për audiencë apo eksperiencë televizive. Ajo pranoi se pjesëmarrja në reality show lidhej edhe me anën ekonomike, duke theksuar se ishte një mundësi për të zgjeruar audiencën e saj, veçanërisht në Kosovë, ku nuk kishte të njëjtin nivel njohjeje si në Shqipëri.
“Ka edhe një kosto ekonomike kjo gjë. Audienca ishte arsyeja kryesore, për të marrë atë pjesë që nuk e kisha në Kosovë,” shtoi ajo.
Në përfundim të rrugëtimit të saj në “BBVK 4”, Hygerta u rendit si finalistja e pestë, ndërsa fitues i këtij edicioni u shpall Londrimi.
Burimi: botasot.info


