oek u i kerkon be se te heqe masat ndaj kosoves 693c1bfed2b57

OEK-u i kërkon BE-së të heqë masat ndaj Kosovës

December 12, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në cilësinë e tij edhe si Kryetar i Bordit Drejtues të Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor (WB6CIF), i ka dërguar një letër Znj. Kaja Kallas, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Çështjet e Jashtme, duke shprehur shqetësimin e thellë për masat kufizuese që vazhdojnë të aplikohen ndaj Kosovës.

Në letrën e tij, Kryetari Rafuna thekson se këto masa pengojnë qasjen e institucioneve dhe bizneseve kosovare në instrumentet e BE-së për zhvillim ekonomik, duke pezulluar mbi 600 milionë euro projekte në fushat e mbrojtjes së mjedisit, energjisë, dixhitalizimit dhe infrastrukturës lokale.

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon heqjen e këtyre masave për të mundësuar qasje të barabartë në instrumentet rajonale dhe për të garantuar që sektori privat i Kosovës të kontribuojë në të ardhmen evropiane të përbashkët.

“OEK dhe WB6CIF mbeten të gatshme për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet e BE-së dhe partnerët rajonalë për të avancuar një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm, të integruar dhe perspektivëdhënës”, thuhet në komunikatën për media të OEAK-ut.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pamje te renda del video nga sherri mes te miturve ne shkoder tre te plagosur me thike 693c1bb378d0a
Lajmi i mëparshëm

Pamje të rënda/ Del video nga sherri mes të miturve në Shkodër, tre të plagosur me thikë

emisari francez merr pjese konferencen per dialogun kosove serbi 693c1c17382bd
Lajmi i radhës

Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi

Të fundit nga

ShkoLartë