oek me 5 nentor seanca gjyqesore per padine ndaj zrre se 68e0cf20eb482

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRRE-së

October 4, 2025
1 minut lexim

Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditur se Gjykata Supreme e ka caktuar datën 5 nëntor për mbajtjen e seancës gjyqësore lidhur me padinë e iniciuar nga ta kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji.

“Seanca ka për qëllim shqyrtimin e ligjshmërisë së një akti nënligjor me të cilin, në mënyrë të padrejtë dhe në dëm të bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës, është marr vendim që kompanitë të nxirren me dhunë në tregun e lirë të energjisë elektrike”, thotë OEK-u.

Oda Ekonomike konsideron se vendimi cenon interesat e përgjithshme ekonomike, rrit pasigurinë për konsumatorët dhe vendos barrë të padrejtë mbi bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat, sipas tyre, janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik në vend.

“Ftojmë ekspertët e fushës së energjisë, shoqërinë civile dhe të gjithë akterët relevantë të kontribuojnë me analizat dhe dëshmitë e tyre profesionale, me qëllim që para gjykatës të vërtetohet se ky vendim është i dëmshëm dhe i pajustifikueshëm”.

Sipas OEK-ut, vetëm përmes transparencës, përfshirjes dhe zërit të përbashkët të qytetarëve dhe bizneseve, mund të mbrohen interesat publike dhe të sigurohet një treg energjie i drejtë dhe funksional në Kosovë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

liverpooli i ben gati 150 milione euro per pasardhesin e salahut 68e0cf17207ee
Lajmi i mëparshëm

Liverpooli i bën gati 150 milionë euro për pasardhësin e Salahut

vodhi ne lokal canten plot me euro te nje klienti dhe e fshehu ne nje rrugice arrestohet grabitesi ne tirane 68e0cfc3382d9
Lajmi i radhës

Vodhi në lokal çantën plot me euro të një klienti dhe e fshehu në një rrugicë, arrestohet grabitësi në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë