oda e fizioterapeuteve te kosoves dorezon padi kunder agjencise per akreditim 68b6fb700d46d

​Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës dorëzon padi kundër Agjencisë për Akreditim

September 2, 2025
min lexim

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK) ka dorëzuar padi kundër Agjencisë Kosovare për Akreditim (AKA), lidhur me vendimin për akreditimin e programit për Fizioterapi dhe Rehabilitim në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Mjekësisë.

OFTK-ja e konsideron vendimin e AKA-së si të kundërligjshëm, duke theksuar se bie ndesh me raportin e ekspertëve të vetë agjencisë se akreditimit dhe se ky veprim mund të sjellë pasoja të pariparueshme për studentët e këtij programi pasi që mund të mos iu njihet diploma e tyre pas përfundimit të universitetit.

Kryetari i odës, Feim Gashi tha se AKA ka bërë shkelje të shumta dhe se nuk ka respektuar kriteret sa i përket akreditimin e fizioterapisë dhe rehabilimit, program i cili është për herë të parë në UP.

Gashi: Nuk është respektua asnjë kriter sa i përket akreditimit të fizioterapisë dhe rehabilitimit

“Kemi dorëzua një padi në kontekstin administrativ drejtuar AKA, lidhur me vendimin e nxjerr për akreditimin e programit, fizioterapinë dhe rehabilitim në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Mjekësisë. Ne si odë e fizioterapisë kemi konsiderua se kanë bërë shkelje të shumta dhe nuk janë respektua asnjë kriter sa i përket akreditimit të fizioterapisë dhe rehabilitimitcili program është për herë të parë është i akredituar si emërtimi i tillë në Kosovë. Por te ta kemi gjetë një heshtje dhe nuk kanë marrë asnjë bazë, asnjë kërkesë apo tonën për anulimin apo për ndërprerjen e këtij programi në këtë formë. Nuk jemi kundër Universitetit të Prishtinës, dhe se nuk jemi kundër asnjëherë. Në vendim thuhet se vendimi është marrë konform ekpertizës së ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësimin e programit dhe ata kanë dhënë rekomandime të cilat nuk janë vlerësuar “, tha Gashi.

Tutje Gashi tha se edhe bartësit e programit nuk janë të profilit të fizioterapisë, e njëri prej tyre nuk ka as thirrje akademike.

Gashi: Bartësit e programit, nuk janë të profilit të fizioterapisë

“Bartësit e programit, nuk janë të profilit të fizioterapisë dhe si mund të jep dikush shkollë qe tjatë studimeve tija themelore nuk ka pasur asnjëhere program fizioterapeutik. Njëri prej bartësve të programit nuk ka pasur as thirrje akademike si profesor-asistent dhe është pranuar si bartës i programit dhe në çdo aspekt është shkelur udhëzimi administrativ”, shtoi ai.

E avokati i odës, Florian Petani tha se kjo do të shkaktojë dëme të pariparueshme për studentët të cilët janë regjistruar në këtë degë të Fakultetit të Mjekësisë dhe pas katër vite studime nuk do t’iu njihet diploma, sepse siç tha ai legjislacioni për momentin që është në fuqi nuk e njeh emërtimin e programit.

Petani: Materialet që do të dorëzohen kanë qenë serioze, janë të rënda dhe shkaktojnë dëme të pariparueshme

“Materialet që do të dorëzohen kanë qenë serioze, janë të rënda dhe shkaktojnë dëme të pariparueshme. Njëkohësisht, në rastin e dorëzimit të padisë kemi dorëzuar kërkesë për masën së sigurimit, të pezullimit të të gjitha aktiviteteve mësimore në vitin e parë të drejtimit fizioterapi dhe rehabilitim pranë Universitetit të Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, pikërisht për shkak të dëmeve të pariparueshme dhe të rënda me të cilat mund të hasen studentët. Në të nesërmen këta studentë që do të diplomojnë në këtë program duhet të paraqiten në FUTK për licencim dhe marrë parasysh emërtimin e këtij programi, licencimi i tyre do jetë objektivisht i pamundur sepse legjislacioni ose më mirë infrastruktura ligjore për momentin që është në fuqi nuk e njeh emërtimin e programit”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rutte rreziku nga rusia po rritet cdo dite nato po pergatitet per cdo skenar 68b6fa827727e
Lajmi i mëparshëm

Rutte: Rreziku nga Rusia po rritet çdo ditë, NATO po përgatitet për çdo skenar

tradhtia shkak i ndarjes hande ercel dhe biznesmeni turk i japin fund papritur lidhjes se tyre 3 vjecare 68b6fc920223b
Lajmi i radhës

Tradhtia shkak i ndarjes? Hande Erçel dhe biznesmeni turk i japin fund papritur lidhjes së tyre 3-vjeçare

Të fundit nga

ShkoLartë