obsh ndihmat mjekesore ne gaza ende te bllokuara 68fb888704244

OBSH: Ndihmat mjekësore në Gaza ende të bllokuara

October 24, 2025
1 minut lexim

Kujdesi shëndetësor në Rripin e Gazës vijon të jetë i pamjaftueshëm për popullsinë, gati dy javë pas nisjes së armëpushimit të fundit, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.



Rik Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së në territoret e pushtuara nga Izraeli, deklaroi nga Gjeneva se furnizimet me ilaçe dhe pajisje mjekësore,  të bllokuara prej muajsh. kanë filluar të mbërrijnë  më në fund të mbërrijnë. Megjithatë, ai theksoi se për shkak se Izraeli ka hapur vetëm dy pika kufitare, është shumë e vështirë të plotësohen nevojat masive në terren.

Sipas të dhënave të OBSH-së, vetëm 14 nga 36 spitalet në këtë territor bregdetar funksionojnë pjesërisht. Po ashtu, në punë janë vetëm 64 nga 181 qendra shëndetësore dhe 109 nga 359 dhoma trajtimi. Spitale të rëndësishme, përfshirë Spitalin Evropian të Gazës, ndodhen në zona ende të kontrolluara nga Izraeli, ku pacientët nuk kanë mundësi të shkojnë.

OBSH-ja thotë se e ka të gjithë pajisjen e nevojshme në rajon, por kërkon qasje më të shpejtë dhe më të sigurt. Si autoritet kontrolli, Izraeli duhet të autorizojë çdo dërgesë ndihme për në këtë territor të rrethuar. Deri më tani, çdo ngarkesë është inspektuar veçmas dhe për çdo artikull është dashur një leje e veçantë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bastiset qendra e mashtrimit online ne mianmar mbi 1 mije persona grabisnin miliarda dollare ne mbare boten 68fb844573c08
Lajmi i mëparshëm

Bastiset qendra e mashtrimit online në Mianmar/ Mbi 1 mijë persona grabisnin miliarda dollarë në mbarë botën

mpb me fushate per me zbatim te ligjit per automjete dhe atij per te huajt 68fb8973e20ad
Lajmi i radhës

MPB me fushatë për me zbatim të Ligjit për Automjete dhe atij për të Huajt

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë