obsh mbi 1300 viktima nga vala ekstreme e te nxehtit ne evrope 6a41763bd1c7c

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

June 28, 2026
1 minut lexim

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka shkaktuar mbi 1,300 viktima që nga 21 qershori, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se rreth 150 milionë njerëz po jetojnë në kushte të nxehti ekstrem, ndërsa qindra persona kanë humbur jetën, shkollat janë mbyllur dhe rrjetet energjetike po përballen me ngarkesë të lartë.



Sipas një llogaritjeje të AFP-së, të paktën 191 milionë banorë pritet të përjetojnë temperatura mbi 35 gradë Celsius gjatë ditës së sotme. Në disa zona të kontinentit, termometri pritet të arrijë ose të kalojë 40 gradë Celsius, ndërsa rajone të tjera po përballen me stuhi të forta.

Franca është ndër vendet më të goditura, ku autoritetet raportojnë rreth 1,000 vdekje shtesë të lidhura me valën e të nxehtit. Megjithëse situata pritet të përmirësohet gradualisht, Ministrja e Shëndetësisë, Stéphanie Rist, paralajmëroi se pasojat e temperaturave ekstreme mund të vazhdojnë edhe për 10 ditë pas rënies së tyre.

Në Republikën Çeke u regjistrua për herë të parë një temperaturë prej 41 gradë Celsius në rrjetin zyrtar të stacioneve meteorologjike, ndërsa në Gjermani u shënua një rekord i ri historik prej 41.7 gradë Celsius në Köschen, pranë kufirit me Poloninë.

Temperaturat e larta kanë shkaktuar ndërprerje në transportin publik në disa qytete gjermane, ndërsa në Berlin autoritetet po përdorin topa uji për të freskuar banorët. Në Francë, rreth 36 mijë familje vazhdojnë të jenë pa energji elektrike si pasojë e motit ekstrem.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

8 zjarre ne hapesira te hapura 3 prej tyre aktive 6a416432ac702
Lajmi i mëparshëm

8 zjarre në hapësira të hapura, 3 prej tyre aktive

analistet presidenti mund te zvarritet kuvendi e qeveria jo 6a417ab25c7b5
Lajmi i radhës

Analistët: Presidenti mund të zvarritet, Kuvendi e Qeveria jo

Të fundit nga

ShkoLartë