obsh 15 milione adoleshente ne bote perdorin cigare elektronike 68e51f0377317

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike

October 7, 2025
1 minut lexim

Të paktën 15 milionë adoleshentë të moshës 13 deri në 15 vjeç përdorin cigare elektronike në mbarë botën, sipas raportit të parë global të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).



Sipas raportit, të rinjtë kanë nëntë herë më shumë gjasa të përdorin cigare elektronike sesa të rriturit, çka tregon një rritje alarmante të varësisë nga nikotina në këtë grupmoshë.

Në total, mbi 100 milionë persona përdorin cigare elektronike në botë, përfshirë të paktën 86 milionë të rritur, kryesisht në vendet me standard të lartë jetese, raporton Reuters.

Këto të dhëna publikohen në një kohë kur përdorimi i duhanit tradicional ka rënë ndjeshëm – nga 1.38 miliardë përdorues në vitin 2000, në 1.2 miliardë në vitin 2024. Përballë rregulloreve më të ashpra kundër duhanit, industria e duhanit po orientohet drejt produkteve alternative, si cigaret elektronike, për të kompensuar rënien e shitjeve.

Kompanitë që prodhojnë këto produkte i paraqesin cigaret elektronike si alternativë më pak të dëmshme dhe si ndihmë për të lënë duhanin, por OBSH paralajmëron për efektin e kundërt tek të rinjtë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dy cmime nga aleksandria pike uji dhe rikthimi i zerit te kinemase shqiptare 68e51dd4687b1
Lajmi i mëparshëm

Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare

hyseni aneksi i ri te objektit mundeson kushte me te mira per zjarrfikes 68e51fee4cda9
Lajmi i radhës

Hyseni: Aneksi i ri të objektit, mundëson kushte më të mira për zjarrfikës

Të fundit nga

ShkoLartë