obrm pdukm fakti qe kocevski nuk jep doreheqje tregon se punon per opoziten 6890f7f1a3827

OBRM-PDUKM: Fakti që Kocevski nuk jep dorëheqje, tregon se punon për opozitën

August 4, 2025
1 minut lexim

Duke mos dhënë dorëheqjen edhe pas interpelancës së votuar kundër tij, prokurori publik i shtetit tregon se është në mburojën e LSDM-së, akuzojnë sot nga OBRM-PDUKM. Nga atje thonë se fakti që Kocevski, edhe pas mocionit politik të mosbesimit, vazhdon të jetë prokuror publik i shtetit është në fakt provë se ai po punon për opozitën.

Sipas OBRM-PDUKM-së, pavarësisht faktit që Kocevski nuk po jep dorëheqje, ai nuk ka më integritet për këtë pozicion.

“Kryeprokurori Lupço Kocevski nuk ka asnjë fije virtyti për të dhënë dorëheqjen nga posti i tij vetë. Ai zgjodhi të jetë mburojë për LSD-në dhe të mbahet fort pas asaj kashte shpëtimi me të gjitha forcat.

Shtylla e krimit e LSD-së është në prokurori, aty është bastioni i fundit që shpëton nga përgjegjësia dhjetëra ish-zyrtarë shtetërorë, të cilët kanë grabitur shtetin për vite me radhë”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kamioni perplas ambulancen ne itali tre viktima e disa te plagosur 6890f779d30eb
Lajmi i mëparshëm

Kamioni përplas ambulancën në Itali, tre viktima e disa të plagosur

totaj zyrtarizon rikandidimin premton perfundimin e nenkalimit 6890f82e092bc
Lajmi i radhës

Totaj zyrtarizon rikandidimin, premton përfundimin e nënkalimit

Të fundit nga

ShkoLartë