obrm pdukm bullgaria po e keqperdore be ne fshirja e gjuhes dhe identitetit maqedonas nga raporti i pe se eshte mohim per shtetin tone 687153d14637e

OBRM-PDUKM: Bullgaria po e keqpërdorë BE-në, fshirja e gjuhës dhe identitetit maqedonas nga raporti i PE-së është mohim për shtetin tonë

July 11, 2025
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë deklaroi se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, po minon raportet e brishta ndërmjet dy vendeve, duke aluduar në deklaratën e kryeministrit se Bullgaria dëshiron të fshijë identitetin dhe kulturën maqedonase.

Partia në pushtet drejtoi mesazhe se s’do të ndryshojnë qëndrim derisa në rikthim nuk marrin respektin bullgar.

“Fshirja e gjuhës dhe identitetit nga raporti i Parlamentit Evropian janë dëshmi se Bullgaria nuk e ka pasur çështjen tek vendosja e bullgarëve në Kushtetutë. Përkundrazi, ky është vetëm mjet për mohimin e plotë të shtetit. OBRM-PDUKM adreson porosi se nuk do të lëvizin asnjë milimetër pa u respektuar nga Bullgaria dhe garancia nga institucionet evropiane. Ky është keqpërdorim i BE-së nga ana e Bullgarisë dhe rrëmbim i procesit.”, – theksoi Dragan Kovaçki nga OBRM-PDUKM.

Edhe kreu i socialdemokratëve, Venko Filipçe, është shprehur se deklarata e ministrit të Jashtëm të Bullgarisë nuk është në frymën e vlerave demokratike e as të civilizimit.

Retorika e ashpërsuar Shkup – Sofje erdhi pas shlyerjes së gjuhës dhe identitetit maqedonas nga raporti i progresit të Parlamentit Evropian. Me gjithë reagimet, kryeministri Mickoski është shprehur se institucionet e vendit do të vazhdojnë përkushtimin në zbatimin e reformave drejt BE-së.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ukraina thote se dronet e saj goditen fabrika avionesh dhe raketash ne rusi 68714d7d3e805
Lajmi i mëparshëm

Ukraina thotë se dronët e saj goditën fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

levizje ne policine e kosoves arsim roshaj emerohet komandant i ri i trafikut ne ferizaj 6871544923c0a
Lajmi i radhës

Lëvizje në Policinë e Kosovës, Arsim Roshaj emërohet komandant i ri i trafikut në Ferizaj

Të fundit nga

ShkoLartë