obiliqi ashperson masat ndaj ndotjes gjoba deri ne 1000 euro 6977928e6f4ba

Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro

January 26, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar se sot ka marrë vendim për ashpërsimin e masave ndaj ndotjes së hapësirave publike, me qëllim të rritjes së vetëdijesimit dhe përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave.

Sipas vendimit, çdo person fizik që ndot hapësirat publike ose zonën para pronës së tij do të gjobitet me 200 euro, ndërsa çdo biznes apo subjekt afarist që ndot hapësirat publike ose zonën para objektit të tij do të gjobitet me 1000 euro.

“Sot kam marrë vendim që, me qëllim të rritjes së vetëdijesimit dhe përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave: Çdo person fizik që ndot hapësirat publike apo zonën para pronës së tij do të gjobitet me 200 euro. Çdo biznes apo subjekt afarist që ndot hapësirat publike apo zonën para objektit të tij do të gjobitet me 1000 euro”, shkruan Thaçi në Facebook.

Zbatimi i vendimit do të realizohet nga Inspektorati Komunal.

Vendimi hyn në fuqi më 15 shkurt 2026.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba ne epoken e akullnajave 11 te vdekur nga stuhite e acarit preket me shume se gjysma e popullsise 69778d65b1b55
Lajmi i mëparshëm

SHBA në “epokën e akullnajave”/ 11 të vdekur nga stuhitë e acarit, preket më shumë se gjysma e popullsisë

pas nje jave mund te shpike ndonje semundje per cilin banor eshte duke folur juela 697793b251203
Lajmi i radhës

“Pas një jave mund të shpikë ndonjë sëmundje…”/ Për cilin banor është duke folur Juela?

Të fundit nga

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus

Ministrat e çështjeve evropiane të Bashkimit Evropian kanë finalizuar ndalimin e importeve të gazit nga Rusia, pas një marrëveshjeje të arritur mes Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe qeverive anëtarë në fund të
ShkoLartë