obama kritikon trump per deklaratat mbi tylenol dhe autizmin dem i madh per shendetin publik dhune ndaj se vertetes 68d564e84d2ed

Obama kritikon Trump për deklaratat mbi Tylenol dhe autizmin: Dëm i madh për shëndetin publik, dhunë ndaj së vërtetës

September 25, 2025
1 minut lexim

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kritikuar ashpër administratën e Presidentit Donald Trump, duke e akuzuar se po përhap informacione të rreme dhe të rrezikshme lidhur me një lidhje të mundshme mes përdorimit të Tylenol gjatë shtatzënisë dhe autizmit.

Gjatë një fjalimi në O2 Arena në Londër, Obama tha se komentet e fundit të Trump përbëjnë “dhunë ndaj së vërtetës” dhe se ato kanë potencialin të dëmtojnë shëndetin publik, transmeton CNN.

Kemi spektaklin e pasardhësit tim në Zyrën Ovale duke bërë pretendime të gjera për disa barna dhe autizmin, që janë hedhur poshtë vazhdimisht nga komuniteti shkencor,” tha Obama.

Ai shtoi se deklarata të tilla mund të shkaktojnë panik të panevojshëm tek prindërit e fëmijëve me autizëm dhe gratë shtatzëna, duke theksuar se rritja e rasteve me autizëm shpesh lidhet me përmirësimin e diagnostikimit dhe zgjerimin e kritereve.

Deklaratat e Obamës vijnë pas një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ku Presidenti Trump tha se FDA (Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave) do të paralajmërojë mjekët se përdorimi i Tylenol gjatë shtatzënisë mund të jetë i lidhur me një “rrezik shumë të rritur për autizëm”.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të forta nga mjekë dhe ekspertë të shëndetit publik në SHBA dhe në vende të tjera, të cilët i kanë quajtur pretendimet “të pabazuara në prova shkencore”.

Obama përfundoi duke theksuar rëndësinë e mbështetjes te shkenca dhe faktet, edhe kur ato mund të jenë të pakëndshme: “Është e rëndësishme për ata që besojnë në të vërtetën dhe në shkencën, ta ndjekin të vërtetën, edhe kur ajo është e papërshtatshme për ne.”

Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Presidenti Trump njoftoi se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave do të njoftojë mjekët se përdorimi i Tylenol gjatë shtatzënisë mund të shoqërohet me një “rrezik shumë të rritur të autizmit”, duke shkaktuar reagime të menjëhershme nga mjekët në SHBA dhe jashtë saj.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zelensky trump mbeshtet sulmet hakmarrese ndaj energjise ruse 68d5633313377
Lajmi i mëparshëm

Zelensky: Trump mbështet sulmet hakmarrëse ndaj energjisë ruse

pronat u shtrenjtuan me 42 cmimet me te larta ne tirane 68d567f2c1175
Lajmi i radhës

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë