nxenesi sulmon me thike mesuesin gjate ores se mesimit ne france 68d3f593839b5

Nxënësi sulmon me thikë mësuesin gjatë orës së mësimit në Francë

September 24, 2025
1 minut lexim

Një mësues muzike në një shkollë fillore në lindje të Francës u godit me thikë në fytyrë sot gjatë orës së mësimit dhe ndodhet në gjendje kritike, raporton BFM TV.

Sulmi ndodhi në shkollën “Robert Schumann” në Benfeld, jo shumë larg Strasburgut. Mësuesi 66 vjeç, viktima e sulmit, u shtrua në spital dhe është në gjendje kritike.

Sipas BFMTV, sulmuesi është një nxënës 14-vjeçar dhe u arrestua menjëherë pas sulmit.

Xhandarmëria njoftoi se sulmuesi u përpoq të arratisej dhe se e kishte qëlluar edhe veten me thikw gjatë arrestimit . I riu u transferua me helikopter në një spital lokal dhe është në gjendje kritike, mësoi BFM TV nga një burim pranë hetimit.

Sipas raportimeve, i dyshuari është një nxënës i cili ishte vendosur në një shtëpi dhe ishte i njohur në shkollën e tij për shkrimin e grafiteve naziste.

Arsyeja e sulmit është ende e panjohur.

Nxënësit e shkollës fillore “Robert Shuman” u evakuuan dhe u mblodhën në një sallë menjëherë pas sulmit.

Ata janë nën mbrojtjen e xhandarmërisë dhe prindërve të tyre u është thënë se mund të vijnë të marrin fëmijët e tyre. Ministrja e Arsimit Kombëtar dhe Rinisë e Francës, Elizabeth Bourne, e dënoi ashpër këtë sulm.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spak merr si te pandehur kryebashkiakun e kolonjes erion isain 68d3f528ecaaa
Lajmi i mëparshëm

SPAK merr si të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isain

kryetari i bashkise se londres i tmerrshem khan i pergjigjet kritikave te trump islamofob dhe racist 68d3f7455893d
Lajmi i radhës

“Kryetari i Bashkisë së Londrës, i tmerrshëm”/ Khan i përgjigjet kritikave të Trump: Islamofob dhe racist

Të fundit nga

ShkoLartë