Numri i udhëtarëve në shkuarje nga Kosova në venet tjera gjatë muajt shtator të këtij viti është më i lartë se atyre në ardhje, në vend.
Gjatë muajt shtator 2025 numri udhëtarëve në shkuarje është 209 mijë e 412, ndërsa i atyre në ardhje është 165 mijë e 570 ose 43 mijë e 842 udhëtar më shumë në shkuarje gjatë muajit shtator 2025, raporton KosovaPress.
Po ashtu krahasuar muajin shtator të këtij viti me periudhën e njëjtë të vitit 2024, numri i udhëtarëve në shkuarje ka shënuar rritje me 17 mijë e 349 udhëtarë.
Agjencia e Statistikave të Kosovës bënë të ditur se në muajin shtator 2025, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 196 ose 7,3% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 374 mijë e 982 ose 8,9% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Shtator 2024).
Po ashtu, sipas ASK-së, me transport hekurudhor, në muajin shtator 2025, numri i udhëtarëve ishte 8 mijë e 218 ose 59,5% më shume sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, sasia e mallrave të transportuar ,e tren në neto tonë ishte zero.
Burimi: botasot.info


