numri i keshilltareve komunale kshz ja nuk i miraton udhezimet 68a48bb1dd89c

Numri i këshilltarëve komunalë, KShZ-ja nuk i miraton udhëzimet

August 19, 2025
min lexim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk arriti të sjellë udhëzimin e plotësimit të formularëve për listat e kandidatëve për këshilltarë komunal, shkruan Alsat.

Ky udhëzim duhej të miratohet në bazë të vendimit të Qeverisë ku vet Qeveria ka përcaktuar numrin e këshilltarëve komunal, edhe pse kjo gjë është e rregulluar me nenin 34 nga ligji për vetëqeverisje lokale.

Meqenëse Kushtetuesja abrogoi metodologjinë e regjistrimit, numri i këshilltarëve duhet të përcaktohet në bazë të numrit të përgjithshëm të banorëve, tha anëtarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.

“Mirëpo edhe vet qeveria nuk i ka ndarë qytetarët në rezident dhe jo rezident. Prandaj më duket pak absurde dhe numri i këshilltarëve në vet vendimin e qeverisë pasi vendimi nuk bazohet në numër rezident dhe jo rezident por në nenin 34 të pushtetit lokal është shumë e qartë se numri i këshilltarëve nuk vendoset në bazë të qytetarëve rezident dhe jo rezident por në numrin e banorëve në komunën në të cilët jetojnë”, tha Ditmire Shehu – Anëtare e KSHZ-së.

Ndërkohë sa i përket vendimit të fundit që kandidatët e pavarur të mbledhin së paku dy nënshkrime për të kandiduar, kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko u arsyetua se kjo ishte zgjidhja e vetme dhe nuk kishin zgjidhje tjetër. Këtë nuk e shohin si problem as kandidati për kryetar të Çairit, Izet Mexhitin e as kandidati për kryetar të Shkupit, Orce Gjeorgjievski.

“Mendoj që nuk do ta dëmtojë procesin. Me siguri ai që do të del kandidat i pavarur duhet të ketë edhe përkrahje jo vetëm të mbledhë nënshkrime se ai mund të del por ashtu si del mund edhe të largohet. Kështu që nuk shoh ndonjë problem”, u shpreh Izet Mexhiti – Kandidat për kryetar i komunës së Çairit.

“Shihni, mirë është në shoqëri demokratike gjithkush të ketë mundësi. Unë realisht nuk shoh arsye për panikë, së paku tek unë. Unë jam i bindur për fitore në rrethin e parë të këtyre zgjedhjeve lokale. Gjithkush ka të drejtë dhe mundësi të jetë i zgjedhur ashtu siç ka të drejtë të zgjedhë kështu nuk shoh diçka kontestuese rreth kësaj”, tha Orce Gjeorgjievski – Kandidat për kryetar i Qytetit të Shkupit.

Vendimi i tillë për mbledhje të vetëm dy nënshkrimeve, do të shkaktojë shumë telashe për Komisionin Shtetëror Zgjedhor, pasi nëse nga njëra anë lehtësohet procedura, nga ana tjetër shumë qytetarë do të duan thjeshtë të vendosin emrin e tyre në listë por duke mos bërë asnjë fushatë. Mund të ndodhë pastaj që kandidimi i shumë qytetarëve, të shkaktojë fletëvotime të gjata. Kjo do ta vononte dhe do ta vështirësonte procesin e votimit./ Alsat.mk

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

madonna feston ditelindjen e 67 te ne itali vemendjen e merr torta gjigande 68a487929bc10
Lajmi i mëparshëm

Madonna feston ditëlindjen e 67-të në Itali, vëmendjen e merr torta gjigande

ivanovska pas marrjes ne pyetje ne prokurori jam akuzuar se gjoja menyra ne te cilen i kemi hapur lendet ne kshpk 68a490d16afa8
Lajmi i radhës

Ivanovska pas marrjes në pyetje në Prokurori: Jam akuzuar se gjoja mënyra në të cilën i kemi hapur lëndët në KSHPK

Të fundit nga

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990
ShkoLartë