numri i femijeve te prekur nga viruset mbetet i larte vetem gjate fundjaves jane realizuar rreth 100 kontrolle 69aed57ea0092

Numri i fëmijëve të prekur nga viruset mbetet i lartë, vetëm gjatë fundjavës janë realizuar rreth 100 kontrolle

March 9, 2026
1 minut lexim

Viruset e traktit të frymëmarrjes vazhdojnë të jenë aktive. Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve është rritur numri i kontrolleve por edhe fëmijëve të hospitalizuar. Një pjesë e tyre trajtohen edhe me mbështetje oksigjeni.

“Për momentin pacientët më të vegjël janë në moshë shumë të hershme, që nga të sapolindurit deri rreth tre ose katër muaj. Disa prej tyre janë në mbështetje me oksigjen, megjithatë aktualisht nuk kemi pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore. Zakonisht, rreth 20 deri në 30 për qind e të gjithë pacientëve të hospitalizuar paraqesin simptoma dominuese respiratorë,” deklaroi Vesna Micevska, mjeke.

Sipas mjekëve aktualisht dominon virusi respirator sincicial, i cili karakterizohet me kollë të fortë.

“Virusi respirator sincicial është karakteristik se ka pasqyrë më të rëndë klinike tek fëmijët më të vegjël, respektivisht tek foshnjat ndërsa tek fëmijët më të mëdhenj kalon më lehtë. Tek më të vegjlit fillon me sekrecion të hundëve dhe kollitje, që më pas vjen tek infeksion më i vështirë siç është bronkoliti, ose ndezje e mushkërive të bardha që manifestohen me kollitje të rëndë, vështirësi në frymëmarrje dhe nevojë për shërim spitalor,” tha Vesna Micevska, mjeke.

Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Prindërit këshillohen të shmangin ekspozimin e fëmijëve në ambiente të mbushura me njerëz, të mbajnë higjienë të rregullt dhe në rast të simptomave si kollë e fortë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje, të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore. /Alsat/

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ldk ben homazhe te varri i ish kryetarit te istogut haki rugova 69aeb0f548040
Lajmi i mëparshëm

LDK bën homazhe te varri i ish-kryetarit të Istogut, Haki Rugova

rubio bota do te jete me e sigurt kur te perfundoje misioni ne iran 69aed5f4d9914
Lajmi i radhës

Rubio: Bota do të jetë më e sigurt kur të përfundojë misioni në Iran

Të fundit nga

Kush do të jetë anëtarët e rinj të KQZ-së?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm të organizojë zgjedhje të reja nëse ato shpallen, megjithëse thonë se procesi mund të paraqesë sfida për shkak të afateve të shkurtra. Sfida të
ShkoLartë