numerohen mbi 50 e fletevotimeve te diaspores 68f52246a6a45

Numërohen mbi 50% e fletëvotimeve të diasporës

October 19, 2025
1 minut lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Sipas KQZ, nga pasditja e së premtes deri të dielën në orën 16:00, janë numëruar 80 kuti që përmbajnë pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 67 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale.

“Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve që janë numëruar deri më tani është mbi 50% e tyre”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Nga pasditja e së premtes deri të dielën në orën 16:00, janë numëruar 80 kuti që përmbajnë pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 67 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve që janë numëruar deri më tani është mbi 50% e tyre.
Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/ kanë filluar të publikohen rezultatet nga numërimi i votave nga votimi jashtë Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fitojne vllaznia vora e partizani 68f522348685c
Lajmi i mëparshëm

Fitojnë Vllaznia, Vora e Partizani

do merrem me personalisht edhe me prokurorin edhe me top channel siguron audioregjistrimin qe coi ne pranga avokatin ulian bajrami 68f522e42a447
Lajmi i radhës

“Do merrem me personalisht edhe me prokurorin, edhe me…”/ Top Channel siguron audioregjistrimin që çoi në pranga avokatin Ulian Bajrami

Të fundit nga

ShkoLartë