numerim votash me inteligjence artificiale celibashi rezultatet ishin te sakta 6911f0d3ce31e

Numërim votash me inteligjencë artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin të sakta

November 10, 2025
1 minut lexim

 



Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat bëri publike rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në 5 bashkitë e vendit, duke u ndalur veçanërisht te eksperimenti me inteligjencën artificiale gjatë procesit të numërimit në Tepelenë.

Celibashi deklaroi se përdorimi i AI ishte një test teknik, jo një zëvendësim i mënyrës manuale të numërimit që përcakton Kodi Zgjedhor. “Në Tepelenë testuam përdorimin e AI në numërimin dhe vlerësimin e votave. Rezultatet ishin të suksesshme dhe përmbushën pritshmëritë tona. Leximi dhe analiza e fletëve u krye në kohë reale, me saktësi pothuajse 100% krahasuar me numërimin fizik,” tha Celibashi.

Ai shtoi se sistemi i inteligjencës artificiale lexoi me saktësi të plotë faqen ballore të fletëve të votimit, ndërsa u konstatuan disa pasaktësi të vogla në pjesën e pasme.

Sipas Kryekomisionerit, përmirësimi i mëtejshëm i saktësisë do të kërkojë ndërtimin e protokolleve teknike të posaçme për numëruesit dhe komisionerët, si dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor në mënyrë që rezultatet e prodhuara nga teknologjia të kenë vlerë ligjore zyrtare në të ardhmen.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ish presidenti francez nicolas sarkozy lirohet nga burgu ne pritje te apelimit 6911edc5ce7f6
Lajmi i mëparshëm

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy lirohet nga burgu në pritje të apelimit

foli per trumpin zelenskyt i fiken 2 here dritat gjate intervistes per the guardian 6911f203e85c3
Lajmi i radhës

Foli për Trumpin, Zelenskyt i fiken 2 herë dritat gjatë intervistës për The Guardian

Të fundit nga

Mediat botërore shpërthejnë pas incidentit

Incidenti mes Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestiani në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madrid në UEFA Champions League ka shkaktuar reagime të forta në mediat ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar episodin
ShkoLartë