numer i vogel i qytetareve votuan deri ne mesdite ne zvecan 695133ff342c9

​Numër i vogël i qytetarëve votuan deri në mesditë në Zveçan

December 28, 2025
1 minut lexim

Në Komunën e Zveçanit pjesëmarrja e qytetarëve në votim deri në këto momente mbetet e ulët.

Në qendrën e votimit me kushtë, sipas menaxheres së qendrës, Egzona Kelmendi, të drejtën e votës deri më tani e kanë shfrytëzuar vetëm 10 qytetarë.

“Numri i përgjithshëm i votuesve në këtë qendër është 200. Deri më tani kanë votuar vetëm 10 qytetarë. Nuk kemi pasur ankesa apo parregullsi,” ka deklaruar ajo.

Sipas përditësimit të fundit të të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në komunën e Zveçanit kanë votuar gjithsej 12.52 për qind e votuesve, apo 860 qytetarë, nga 6 mijë e 871 sa kanë të drejtë vote në këtë komunë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e albania vijon thuajse plotesisht jashte funksionit qytetaret dhe bizneset nuk marrin dot sherbimet e nevojshme 695133d0ebf5c
Lajmi i mëparshëm

E-Albania vijon thuajse plotësisht jashtë funksionit, qytetarët dhe bizneset nuk marrin dot shërbimet e nevojshme

izraeli le te kuptohet se eshte duke u pergatitur ta njohe somalilandin 695134144d763
Lajmi i radhës

Izraeli lë të kuptohet se është duke u përgatitur ta njohë Somalilandin

Të fundit nga

ShkoLartë