nuk vij ne shtepi nese 27 vjecari u gjet i djegur ne makinen e tij zbardhet ngjarja e rende ne qafen e llogarase 69409cf207a05

“Nuk vij në shtëpi, nëse…”/ 27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja e rëndë në Qafën e Llogarasë

December 16, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të hënë në Qafën e Llogarasë, ku një i ri u gjet i pa jetë në makinën e tij, i shkrumbuar nga flakët.

Viktima është identifikuar si Artjon Xhelo, 27-vjeç, ish-efektiv policie, i cili nga informacionet e deritanishme dyshohet se i ka vënë flakën vetes.

Sipas familjarëve të 27-vjeçarit nga Berati, ai vuante nga depresioni dhe para se të largohej nga banesa u kishte deklaruar se nuk do të kthehej në shtëpi, nëse nuk do të gjente punë.

Në një njoftim të dytë, policia ka sqaruar rrethanat e ngjarjes:

Sot, më datë 15.12.2025, rreth orës 14:00, është marrë njoftim se në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”, Vlorë, po digjej një automjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat konstatuan se një automjet tip BMË, me targa AA 169 YX, ishte djegur plotësisht.

Nën drejtimin e Prokurorisë është ngritur grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para hetimore. Gjatë këqyrjes së automjetit, në sediljen e drejtuesit të mjetit u gjet trupi i pajetë i një personi, i djegur plotësisht dhe ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake e automjetit dhe e trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të jashtëm, përveç atyre të shkaktuara nga zjarri.

Nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti është në pronësi të shtetasit Artjon Isa Xhelo, datëlindja 22.02.1998, lindur dhe banues në Berat. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas rreth orës 11:00 ka dalë nga banesa e tij me automjetin në fjalë, pa bërë me dije destinacionin dhe nuk është kthyer më. Po sipas familjarëve, shtetasi vuante prej rreth tre vitesh nga ankthi dhe depresioni, për të cilat ishte në trajtim mjekësor.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë, ku për identifikimin përfundimtar pritet përgjigjja e analizave biologjike (ADN).

Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, dyshohet se kemi të bëjmë me një rast vetëvrasjeje, ndërsa, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes.

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shenjestra e barcelones dhe realit do te kushtonte 120 milione euro gjithsej 69409c1429375
Lajmi i mëparshëm

Shënjestra e Barcelonës dhe Realit do të kushtonte 120 milionë euro gjithsej

grok po perhap perseri informacione te pasakta kete here ne lidhje me te shtenat ne sidnei te australise 69409cf4991a1
Lajmi i radhës

Grok po përhap përsëri informacione të pasakta, këtë herë në lidhje me të shtënat në Sidnei të Australisë

Të fundit nga

Mot i vranët me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vend do të mbajë mot i vranët, me intervale të shkurtra me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6
ShkoLartë