nuk shoh dot babane ne sy ika kengetarja e njohur reagon serish pas videove intime me adrian hilen 6ac3743c9bc30

“Nuk shoh dot babanë në sy, ika…” – këngëtarja e njohur reagon sërish pas videove intime me Adrian Hilën

October 5, 2026
1 minut lexim

Pas reagimit të parë publik, Blerina Matraku ka reaguar sërish përmes rrjeteve sociale, duke vijuar të flasë për situatën e krijuar pas publikimit të videove intime me kompozitorin Adrian Hila.

Këtë herë, artistja ka ndarë një tjetër mesazh të gjatë, ku shpreh pendesën për dhimbjen e shkaktuar, kërkon falje dhe i drejtohet veçanërisht Klaudias, bahskëhsortes së Adrian Hilës, dhe vajzave të tij.

Në reagimin e dytë, Matraku pranon se ka gabuar dhe se duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj, ndërsa thekson se nuk mund të ndalë dot lotët dhe dhimbjen që, sipas saj, ka kaluar çdo kufi njerëzor. Ajo shprehet gjithashtu se është përballur me jetën dhe karrierën pa mbështetje dhe se shumë prej fjalëve të saj të mëparshme kanë qenë të ekzagjeruara.

Image

Reagimi i Blerina Matrakut

“Falje i kërkoj Klaudias dhe vajzave të saj”, këngëtarja reagon pasi i doli video intime me Adrian Hilën: I besova në një moment vulnerabël, por do të…

Në një pjesë të reagimit të saj, Blerina Matraku shkruan se nuk është “këngëtare e studiove të tëra”, por një artiste që, sipas saj, e ka ndërtuar rrugëtimin përmes vështirësive dhe punës.

Ajo i drejtohet më pas Klaudia Hilës dhe vajzave të saj, duke kërkuar falje për dhimbjen që mund t’u ketë shkaktuar.

“Lotët e çdo gruaje, apo vajze, o Zot lotët e çdo fëmije, lotët e nenës time, të Klaudias…”

Image

Reagimi i Blerina Matrakut

Matraku shprehet se është penduar për atë që ka thënë dhe se e pranon përgjegjësinë për veprimet e saj. Në fund të mesazhit, ajo thekson se dhimbja që po përjeton tashmë ka kaluar çdo kufi dhe se nuk di më si ta ndalë atë.

Reagimi i dytë vjen vetëm pak kohë pas deklaratës së saj të parë, ku artistja kërkoi publikisht që videot intime të mos shpërndahen më dhe apeloi për respekt ndaj privatësisë së saj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba ja percjell rastin e dyshuar te murtajes ne rusi 6ac3737497e9c
Lajmi i mëparshëm

SHBA-ja përcjell rastin e dyshuar të murtajës në Rusi

qmk zjarre aktive ka ne rajonin e likoves 6ac376e166993
Lajmi i radhës

QMK: Zjarre aktive ka në rajonin e Likovës

Të fundit nga

ShkoLartë